Kurti wants to strengthen NATO's presence in Kosovo
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, called on N...

Viti 2022 u karakterizua për qeverinë gjermane nga një seri krizash, në nivel kombëtar edhe ndërkombëtar, dhe kjo ndoshta do të vazhdojë edhe në vitin 2023. Dhe këto kriza nuk kishin absolutisht asnjë lidhje me ato që kishte planifikuar qeveria gjermane kur nisi punën në dhjetor 2021.
Tri sfidat kryesore me të cilat do të përballet qeveria gjermane janë: vazhdimi furnizimit të sigurt me energji të vendit megjithë çmimet në rritje, nxitja e kohezionit social, mbështetja për paqen në kohë lufte dhe përcaktimi më i qartë i drejtimeve të politikës së jashtme, sidomos kundrejt Kinës.
Në një artikull të përbashkët në gazetën "Frankfurter Allgemeine Zeitung" kryetarët e partive që përbëjnë koalicionin qeveritar, socialdemokratët, të gjelbrit dhe liberalët shkruajnë: "Ne duam ta bëjmë Gjermaninë më sociale dhe të drejtë, më moderne dhe digjitale, më konkurruese dhe neutrale."
Sigurimi i furnizimit me energji
Qeveria gjermane ka vënë në dispozicion 200 miliardë euro për të siguruar gjatë këtij dimri dhe atij të ardhshëm furnizimin me energji të popullsisë gjermane pas ndërprerjes pothuajse të plotë të furnizimeve me naftë, gaz dhe qymyr nga Rusia.
Gjermania zgjeron kapacitetet për furnizimin me gaz të lëngshëm
Kancelari Olaf Scholz (SPD) deklaroi në një intervistë për grupin mediatik "Funke" se e konsideron të pamundur që çmimet e energjisë të bien në nivelin që ishin para luftës së agresionit rus në Ukrainë. "Ne ndoshta nuk do të kthehemi te çmimet e ulëta që kishim para luftës." Por situata do të mbetet e menaxhueshme "sepse do të kemi në dispozicion mundësi të reja importi”. Gjermania sipas tij do të mbetet një vend industrial i fortë dhe i suksesshëm.
Kjo kërkon edhe zgjerimin e shpejtë të energjive të rinovueshme, por në këtë drejtim në koalicionin qeveritar kishte në vitin 2022 shumë mosmarrëveshje lidhur me ritmin dhe masat në politikën energjetike, për shembull lidhur me tarifën për gazin ose vazhdimin e funksionimit të tre centraleve bërthamore gjermane.
Kohezioni shoqëror
Qeveria gjithashtu duhet të shpenzojë shumë energji për të forcuar kohezionin social në kohë krizash dhe pasigurish të mëdha në radhët e popullatës. Zbulimi kohët e fundit i një grushti të planifikuar shteti nga grupi ekstremist i djathtë "Reichsbürger" i alarmoi gjermanët.
Arrestimi i një anëtari të grupit ekstremist i djathtë "Reichsbürger"
Në vitin 2023 qeveria duhet t'i bëjë edhe më të qarta dhe mbi të gjitha në mënyrë uniforme furnizimet me armë dhe mënyrën e solidaritetit për Ukrainën. Sipas një studimi të fundit shumë vetë janë skeptikë për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën, nëse kjo çon në çmime më të larta të energjisë në Gjermani. Skepticizimi është veçanërisht i lartë në Gjermaninë Lindore.
Politikë e njësuar ndaj Rusisë dhe Kinës
Politika ndaj Kinës dhe Rusisë mbetet vërtetë një nga detyrat e rëndësishme për qeverinë gjermane për vitin 2023. Sipas ekspertit të partisë kristian-demokrate, CDU, Roderich Kiesewetter qeveria ka për detyrë "të diversifikojë furnizimin e vendit me energji, të shkëputet nga zinxhirët e prodhimeve të lira nga Kina, të diversifikojë më mirë dhe të njohë qasjen agresive dhe hibride të Kinës. Vitet e ardhshme, Kina do ta sulmojë ushtarakisht Tajvanin - prandaj tani duhet të reduktojmë ndjeshëm varësitë dhe ndikimin e Kinës sa më shpejt të jetë e mundur."
Takimi i kancelarit Olaf Sholc me Xi Jinping në fillim të nëntorit 2022 në Kinë
Vizita e kancelarit Olaf Sholc në fillim të nëntorit 2022 në Kinë shkaktoi pakënaqësi brenda koalicionit qeveritar. Kjo ishte vizita e parë në Kinë e një udhëheqësi perëndimor që nga rizgjedhja e diskutueshme e Presidentit Xi Jinping më 23 tetor.
Po ashtu megjithë kritikat e ashpra, për shembull nga ministrja e Jashtme Annalena Baerbock (të Gjelbërit), kancelari i lejoi kompanisë kineze të transportit Cosco të blinte një pakicë aksionesh në një kompani që administron terminalet në portin e Hamburgut. Njësimi i kursit ndaj Pekinit është një tjetër sfidë e madhe për qeverinë gjermane në vitin 2023./ DW
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, called on N...
A bomb exploded at the Kabul military airport, killing and i...
France has called on European Union member states to i...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka urdhëruar n...
Air raid sirens sounded on New Year's Day in Kiev, as ...
The President of Ukraine, Volodymyr Zelensky, has expresse...
Kryeshefat ekzekutivë janë bërë influencues , sipas nj...
Throughout history, the political scene has always ...
The European Union Rule of Law Mission in Kosovo (EULE...
Papa Benedikti XVI ka ndërruar jetë në rezidencën e tij në...
The World Health Organization has stated that China's ...
Pioneering American broadcaster Barbara Walters has di...
The German-speaking media continues to focus on the de...
Nënvarianti XBB.1.5 i variantit Omicron vlerësohet të përb...
A person has robbed a mini-market in Liosia, Greece. He en...
Mbretëria e Bashkuar ka vendosur që pasagjerët që vijnë ng...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said that there...
Ten months after Russia's attack on Ukraine, the bulk ...
A militant rocket attack in eastern Syria that targeted a ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi kinez Xi ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The two German tourists who lost contact while exploring t...
After finding 7446 narcotic plants in the village of Reç i...
Following Operation "The Wanted", a 42-year-old man wanted...
As a result of intensive investigative and operational act...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
Bulgaria's newly appointed Defense Minister, Dimitar Stoya...
NASA has named its crew for its next major mission to the ...
Five people have been arrested in Kosovo on suspicion of i...
Six Georgian citizens appeared before a Paris court on Tue...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...
Inflation has increased in May, rising to 3% compared to 2...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...