web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aktivistja

2022-12-30 14:03:00, Kosova & Bota CNA
Aktivistja
Luisa Mell

Influencuesia dhe aktivistja Luisa Mell nuk ka qënë indiferente ndaj konsumit të gjelit të detit në këto darka fundviti, ku ka kërkuar "mëshirë për të gjitha kafshët". Në një postim në rrjetet sociale kërkoi respekt dhe "një darke vegane".

Me festat e fundvitit, në të gjithë botën rritet konsumi i mishrave si gjeli i detit. Diccka që nuk kënaq shumë nierëz që vendosin të mos hanë mish. Nepërmjet rrjeteve të saj sociale, prezantuesja dhe aktivistja Luisa Mell, 44 vjeçe, ka shperndarë një video ku kritikon konsumimin e gjelit të detit në darkat e Krishtlindjeve, duke e cilësuar këtë veprim si "mungesë dhembshurie" Publikimi i Mell filloi duke dhënë një shifër specifike për konsumin e gjelit të detit: "8 milionë gjela ngordhën në Brazil për te festuar këtë festat."

Kështu, ajo vazhdoi: "A e dini se ccfarë do të thotë Krishtlindje? Linda. Ne festoime jetën e Krishtit. Por fatkeqësisht ne e festojmë me ngordhjen e kafshëve", ka shkruar ajo në një postim në Instagram

"Kërkesa ime për këtë Krishtlindje është që dashuria dhe dhembshuria t'u jepet të glitha llojeve të kafshëve, të cilat ndjejnë, vuajnë, duan. Ashtu si qeni juaj".

Natyrisht mesazhi i saj nuk kaloi pa u vënë re dhe qindra njerëz u mblodhën për të komentuar postimin.  Shumë nierëz e kanë e kritikuan aktivisten në rrietet sociale. "Respektoni zakonet e të tjerëve", tha njeri prej ndjekësve.

"Hani një darke vegane," sugjeroi një tjetër. Megjithatë, ka pasur edhe mesazhe mbështetjeje për aktivisten, duke u bërë thirrje njerëzve që të mos hane mish për shkak të vuajties së kafshëve dhe ndotjes së mjedisit./CNA.al Burimi: Story





Lajmet e fundit nga