web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

2022 records a negative balance in Kosovo/ Cases of violence against women are increasing

2023-01-03 20:23:52, Kosova & Bota CNA
2022 records a negative balance in Kosovo/ Cases of violence against women are
Illustrative photo

The murder of two women in one week in December raised concerns about the level of violence against women in Kosovo, a phenomenon that marked an increase in general over the past year.

The activities for the protection of women's rights say that in Kosovo the year 2022 brought necessary legal changes in this field, but the problem continues to be the failure of their implementation.

“Vitin 2022 po e përmbyllim me dy vrasje fatkeqësisht brenda pesë ditësh dhe kjo është më shumë sesa alarm për të gjitha institucionet, gjithë akterët që kanë sadopak gisht në ndryshim të situatës të mobilizohen dhe të bashkëpunojnë për ta ndryshuar gjendjen”, thotë Adelina Tërshani nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës.

Në një bisedë me Zërin e Amerikës, zonja Tërshani tha se institucionet nuk i kanë trajtuar me seriozitetin e duhur rastet e dhunës gjatë vitit 2022.

“Akterët të cilët e kanë në dorë të ndryshojnë situatën, në këtë rast shteti, nuk po e merr seriozisht një situatë të tillë. Mirë është thënë në protestën e fundit se vrasja edhe dhuna që po e përjetojnë gratë edhe vajzat në Kosovë është urgjencë kombëtare dhe duhet të trajtohet krah për krah me urgjenca të tjera që i përjetojmë si shtet i ri do të thoja”.

“Nuk kemi parë asnjë përshpejtim të reagimit edhe një llogaridhënie nga ana e Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial. Me tre katër largime nga pozita të disa policëve që ndoshta edhe kanë mundur të jenë joprofesional në punën e tyre, nuk shfajësohen gjithë këto gjëra”, thotë Luljeta Demolli nga Qendra e Kosovës për Studime Gjinore.

Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, në periudhën janar - nëntor të vitit 2022, janë regjistruar dy mijë e 471 raste të dhunës në familje, në dy mijë e 55 prej të cilave viktimë kanë qenë gratë.

Zonja Demolli i tha Zërit të Amerikës së ngjarjet e vitit 2022 dëshmojnë nevojën që të punohet më shumë me burrat në këtë fushë.

“Sepse frika është që gjenerata e re po rritet me një mendësi që dhuna në familje, dhuna ndaj gruas është një formë e disiplinimit. Kështu që puna jonë duhet të shtrihet me djem të ri, me burra, me kategori të ndryshme, të burrave të rinj e më të vjetër”.

Të dhënat e Policisë tregojnë se gjatë vitit që po e lëmë pas, 3 gra janë vrarë si pasojë e dhunës në familje, derisa në vitin 2021 ishte vrarë një grua.

Ekspertët thonë se mosndëshkueshmëria e kryesve të dhunës në familje po nxit edhe më tepër këtë dukuri.

Arrita Rezniqi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i tha Zërit të Amerikës se sistemi i drejtësisë ka shqiptuar dënime jashtëzakonisht të buta përgjatë vitit për këtë kategori.

“Vepra penale ‘dhuna në familje’ tashmë njihet si vepër e posaçme penale në kuadër të Kodit Penal të Kosovës dhe është vepër e cila dënohet deri në tri vjet. Por përkundër kësaj aktgjykimet që ne i kemi parë kanë qenë raste ku kryesit janë dënuar qoftë me burgim me kusht, domethënë fare nuk kanë shkuar në vuajtje të dënimit, ose me dënim me gjobë”, tha ajo.

Situatë e njëjtë, thotë zonja Rrezniqi, është edhe në rastet e vrasjes së grave ku dënimi sipas ligjit mund të shkojë deri në burgim të përjetshëm, në varësi të rrethanave.

"What we have continuously seen in murder cases is a type of situation where these cases very often go back to retrial. We have witnessed several monitored cases of this nature where they have been returned two, three or four times for retrial, this is extremely disturbing, in addition to the situation that is continuously created, we are also dealing with a kind of further revictimization of family members who are waiting to receive the deserved punishment of the perpetrator of these crimes", she says.

A study by the Fol movement with the support of the US Department of State, highlighted that the average resolution rate of cases related to domestic violence in the seven basic courts of Kosovo is 72 percent./ VOA





Lajmet e fundit nga