web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhdukja e Ervis Martinajt/ rrumbullaku: Nuk kam asgjë për të deklaruar

2022-10-12 11:07:00, Aktualitet CNA

Zhdukja e Ervis Martinajt/ rrumbullaku: Nuk kam asgjë për të

Zhdukja e "bossit" të lojërave të fatit, prej kohësh tashmë është kthyer në një kryeçështje, kjo pasi deri tani ende nuk ka dalë në dritë një informacion i vlefshëm për gjetjen e gjurmëve të tij.

Pavarësisht hipotezave të ndryshme, ku një pjesë e gazetarëve investigativë, apo opinionit publik thonë se ai është gjallë dhe i fshehur, e një pjesë tjetër që besojnë se ai është vrarë, burimet zyrtare të Policisë ende nuk paraqesin një skenar zyrtar mbi ngjarjen, si dhe ende nuk kanë gjetur një provë të vlefshme. 

Ndërkohë që hetimet vijojnë, ditën e sotme Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku në një deklaratë për mediat lidhur me zhvillimet e fundit si dhe punën e policisë, u pyet sërish për "fatin e Ervis Martinajt". 

Kreu i policisë, u shpreh se çështje është ende nën hetim dhe se ai nuk ka asgjë të re për të thënë lidhur për këtë.

“Ne jemi duke punuar. Kemi struktura që po ndjekin rastin jemi në ecuri të procesit. Nuk kam asgjë më tepër për të deklaruar.” tha Rrumbullaku

Sakaq i pyetur lidhur me sulmet kibernetike dhe informacionet qe kanë dalë së fundmi, Rrumbullaku shprehet se:

"Asnjë informacion i klasifikuar nuk ka dalë. Ne nuk kemi asnjë të ekspozuar. Ska, infromacion, databaze dhe të dhëna. Mund të them jo. Ekspertiza e marrë do të japë fjalën e fundit. Nuk ka asnjë lloj frike, punonjësit nuk kanë presionin e askujt."





Lajmet e fundit nga