web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjidhen drejtuesit e departamenteve të Arsimit në PD/ Hapje ndaj kontributeve më të mira akademike dhe profesionale

2022-10-12 09:17:00, Aktualitet CNA

Zgjidhen drejtuesit e departamenteve të Arsimit në PD/ Hapje ndaj

Vijon ngritja e departamenteve në Partinë Demokratike. Pasditen e së martës u zhvilluan zgjedhjet për Departamentin e Arsimit dhe Departamentin Brain Gain dhe Ekselencës.

Për departamentin e Arsimit të Lartë, Shkencës dhe Innovacionit kandiduan:

1. Ilirjana Kucana

2. Lili Sula

Për Departamentin e Brain Gain dhe Ekselencës, kandiduan:

1. Ana Perduka

2. Andi Mustafaj

3. Elior Vila

Me shumicën e votave të anëtarëve,

- Lili Sula, u zgjodh drejtuese e Departamentit të Arsimit të Lartë, Shkencës dhe Innovacionit

- Andi Mustafaj, Drejtues i Departamentit të  Brain Gain dhe Ekselencës - për rrjetin ndërkombëtar

- Elior Vila, Drejtues i Departamentit të  Brain Gain dhe Ekselencës - për rrjetin kombëtar.

Grupit të punës iu bashkuan nëpërmjet platformës online pedagogë nga Universitetet më të mira në Amerikë, të rinj ekselentë të shkolluar e punësuar jashtë vendit, të cilët kanë dëshirën për të kontribuar për vendin e tyre.

Pak ditë më parë në Departamentin e Sigurisë Publike drejtues u zgjodh z. Avenir Peka.

Për herë të parë, Partia Demokratike, fut votimin on-line për zgjedhjen e drejtuesve të departamenteve duke i dhënë mundësinë e votës çdo anëtari departamenti që do të dojë të shprehë me votë zgjedhjen për drejtues departamentesh, pavarësisht ku ata ndodhen.

Procesi i ngritjes së departamenteve pranë Partisë Demokratike është një platformë që mundëson përthithjen e kontributeve më të mira akademike dhe profesionale dhe ekselencave në fusha të ndryshme, por edhe për hapjen e Partisë Demokratike ndaj shoqërisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga