web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thirrja e PD-së për protestën kundër shembjes së Teatrit/ Qytetarët mblidhen para SPAK-ut

2022-10-12 10:33:00, Aktualitet CNA

Thirrja e PD-së për protestën kundër shembjes së

Siç ishte njoftuar nga dita e djeshme nga Partia Demokratike, ditën e sotme qytetarët po protestojnë për kauzën e shembjes së "Teatrit Kombëtar", një ngjarje që prej më shumë se dy vitesh ka ngjallur polemika.

Duke e konsideruar si një akt "bandit", qytetarët janë mbledhur para godinës së Strukturës së Posaçme (SPAK), ku të parët që janë bashkuar janë aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Ata kanë rreshtuar para godinës pankartat e tyre, ku kërkojnë përgjigje nga SPAK, pasi organi i akuzës ka më shumë se dy vite që hesht për këtë ngjarje. 

Pjesë e protestës janë gjithashtu edhe eksponentë të Partisë Demokratike, të cilët qysh në krye të herës kanë qënë kundër shembjes së Teatrit, me argumentin se ky teatër mbarte me vete vlera të mëdha kulturore dhe ka qënë "shtëpia" e qindra aktorëve dhe artistëve./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga