web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SPAK godet

2024-05-17 11:20:00, Aktualitet CNA

SPAK godet

Zbulohen emra të rinj të përfshirë në urdhër-arrestet e SPAK në mega-operacionin në kërkim të bosëve të krimit.

SPAK është duke luftuar krimin e organizuar dhe në shënjestër janë "kokat" e bandave kriminale.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se urdhër-arreste janë lëshuar për Plarent Dervishaj dhe Indrit Doklen.

Theksojmë se Dokle është ish-anëtar i bandës së Durrësit, doli nga burgu më 14 janar 2020. Ai ka qenë një nga rivalët e Ervis Martinajt, "mbretin" e lojërave të fatit. 

Ndërkohë, Plarent Dervishaj është kunati i Lulzim Berishës dhe një prej personazheve kryesore të Bandës së Durrësit.

Të dy dyshohet se janë strehuar në Dubai./CNA

 





Lajmet e fundit nga