web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata kritike në Shkodër/ Reagon kryetari i Bashkisë, apel qytetarëve

2022-11-20 17:28:00, Aktualitet CNA
Situata kritike në Shkodër/ Reagon kryetari i Bashkisë, apel
Bardh Spahia

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Soahia ka reaguar lidhur me situatën në qytetin e Shkodrës.

Përmes një postimi në Facebook ai shprehet se grupes e punës janë në terren dhe po monitorojnë situatën.

Kreu i Bashkisë i bën thirrje qytetarëve që të njoftojnë strukturat për çdo problematikë, apo nevojë për evakuuim. 

Statusi i plotë:

"Po ndjek me vëmendje situatën që kanë krijuar reshjet e shumta në Bashkinë Shkodër.
Grupet tona të punës ndodhen në terren dhe kemi marrë masat për çdo rast që mund të paraqitet. Kërkoj bashkëpunimin e banorëve që në rast emergjence të kontaktojnë me strukturat e bashkisë për evakuim apo çdo nevojë tjetër që mund të paraqitet.
Si pasojë e shkarkimeve nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit parashikohen orë të vështira, prandaj i bëj thirrje drejtuesve të KESH të informojnë në kohë dhe mënyrë periodike mbi prurjet dhe shkarkimet që të mos gjendemi në situata të paparashikuara.





Lajmet e fundit nga