web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rindërtimi nga tërmeti/ Luljeta Bozo: Fshatarët hynë në vila që s’i kanë parë kurrë në ëndrra

2022-11-26 22:55:00, Aktualitet CNA
Rindërtimi nga tërmeti/ Luljeta Bozo: Fshatarët hynë në
Deputetja e Partisë Socialiste dhe inxhinierja, Luljeta Bozo

Deputetja e Partisë Socialiste dhe inxhinierja, Luljeta Bozo, ka folur për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

Bozo tha se 85% e familjeve janë sistemuar nëpër banesa, ndonëse theksoi se ka ende qytetarë të prekur nga tërmeti që nuk janë stabilizuar.

Ajo deklaroi në Abc News se familjet e fshatit kanë hyrë në  vila që nuk i kanë ëndërruar kurrë në jetën e tyre pa paguar asnjë lek.

“Në Shqipëri gjatë këtyre 3 vjetëve janë strehuar me mijëra familje. Ka ende familje të pa stabilizuara, por 85% e familjeve janë futur në shtëpi të reja që nuk i kishin imagjinuar asnjëherë. Në apartamente dhe vila fantastike. Po të shkosh në Baldushk në shtëpitë e rrënuara që kishin fshatarët që ato dhe pa tërmet do të binin kanë hyrë në ca vila që nuk i kanë ëndërruar kurrë në jetën e tyre. Janë shtëpi dhuratë se nuk paguan asnjë lekë për atë punë.

Është një 10% që ende nuk janë sistemuar, por dhe atyre do t’ju vijë radha. U bë një punë e jashtëzakonshme se u siguruan shumë fonde nga jashtë. Me këtë ekonomi që kemi nuk mund ti bëjmë të gjitha. Ne e dimë ekonominë e shtetit, një ekonomi jo shumë e fuqishme. Por kush do ta dinte se 1 vit më vonë do të binte Covid. Fondet e BE shkuan për shkolla, kopshte dhe një pjesë u mbulua nga buxheti i shtetit. Nëse nuk do të kishte rënë pandemia sot nuk do të kishim asnjë njeri pa shtëpi”, theksoi inxhinierja./ B.A. – CNA.al





13:12 TODAY

Britanikët

Mediat britanike prej kohësh tashmë i kanë dhënë një vëmen...

Lajmet e fundit nga