web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Why is it so expensive to run in the US presidential election?

2022-11-22 09:39:00, Aktualitet CNA

Why is it so expensive to run in the US presidential election?

Often the people running for political office are among the wealthiest in the United States. From the beginning, Presidents George Washington and Thomas Jefferson came from wealthy families and owned large tracts of land. President John F. Kennedy's father, Joe F. Kennedy, was one of the richest men in the country, leaving a significant legacy to his children.

Disa ish-presidentë fituan para për shkak të bashkëshortëve të tyre. Gruaja e presidentit Endrju Xhekson vdiq para se i shoqi të merrte detyrën, duke i lënë atij trashëgiminë e familjes së saj të pasur. Ndërkohë Donald Trump ishte i famshëm për pasurinë e tij në fushën e pasurive të paluajtshme që përpara se të hynte në politikë.

Megjithatë, kandidatët presidencialë organizojnë shumë tubime për mbledhje fondesh për fushatat e tyre. Kjo sepse garimi për poste nuk është aspak i lirë, sidomos kandidimi për president. Gjatë çdo viti zgjedhor, reklamat politike shfaqen në çdo media të mundshme. Kandidatët udhëtojnë në të gjithë vendin për të mbajtur fjalime nëpër mitingjet ku marrin pjesë mbështetësit e tyre. Prandaj shpenzimet shtohen shpejt.

Reklamat zinin pjesën më të madhe të shpenzimeve të presidentit Xho Bajden

Why is it so expensive to run in the US presidential election?

Amerikani i zakonshëm ka të ngjarë të mos mendojë shumë shpesh për koston që kanë reklamat, përveç milionave të shpenzuara për reklamat gjatë ndeshjes finale të futbollit amerikan, Super Bowl, apo fakti që reklamat ndikojnë tek kostoja e produkteve.

Disa shërbime janë më të lira në disa muaj të caktuar ose plotësisht falas sepse përmbajnë ndërprerje reklamash. Reklamat kushtojnë para për t’u prodhuar dhe transmetuar, si për një biznes apo edhe për një kandidat politik. “Go Banking Rates” përpiloi disa statistika për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe zbuloi se deri në tetor të 2020, reklamat përbënin 67 për qind të shpenzimeve të presidentit aktual Xho Baden.

Edhe një reklamë që u shfaq për vetëm 2 javë në shtetin e Ajouas kushtoi pak më shumë se 200.000 dollarë. Por ajo që e bën një fushatë presidenciale të kushtojë kaq shumë, pavarësisht se për çfarë i shpenzojnë paratë kandidatët, është kohëzgjatja e këtyre shpenzimeve. Ndonjëherë, fushatat për postin më të lartë në SHBA nisin 2 dy vjet para ditës së zgjedhjeve.

Pagat e stafit zënë një pjesë të madhe të kostos

Why is it so expensive to run in the US presidential election?

Që të garosh për president në SHBA duhet të kesh pas vetes qindra njerëz, dhe shumica prej tyre paguhen rregullisht. Për menaxherët e fushatës, pagat janë diku midis 57.000-71.000 dollarë në muaj. Disa kontribues të fushatës janë njerëz që ofrojnë kohën e tyre falas, si p.sh ata që shpërndajnë posterat derë më derë.

Gjithsesi kostot për stafin arritën në rreth 43 milionë dollarë për presidentin Xho Bajden gjatë fushatës së vitit 2020. Ndërkohë pagat e stafit të presidentit Donald Trump arritën në rreth 18 milionë dollarë, ndërsa kostot e tij administrative ishin mbi 41 milionë dollarë.

Një burim tjetër financimi për fushatat presidenciale janë organizatat e pasura. Kompanitë e mëdha dhe organizatat jofitimprurëse nuk kanë kufizime se sa mund të kontribuojnë financiarisht në kauzat politike. Disa politikanë, përfshirë Barak Obamën, e kanë kritikuar këtë praktikë, duke theksuar se ajo u jep shumë pushtet grupeve me interesa të veçanta, të cilat plotësohen nëse fiton kandidati i tyre i preferuar.

During the 2012 campaign, Obama attracted about 23,000 small donors through social media campaigns, showing that it can be possible to win without donations from large organizations.

Translated by CNA.al





17:35 TODAY

Sokol Balla

Sokol Balla ka kapërcyer nga një televizion në një tje...

Lajmet e fundit nga