web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Porti i  Durrësit/ Xhelal Mziut “rrëzohet” me teoritë konspirative ekonomiste

2022-11-21 11:51:00, Aktualitet CNA

Porti i  Durrësit/ Xhelal Mziut “rrëzohet” me

Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese po diskutohet mbi marrëveshjen,po diskutohet mbi marrëveshjen e Portit të Durrësit, po raporton zv.ministri i Financave Besart Kadia.

Sërish depututetët e opozitës, e kanë kontestuar këtë marrëveshje.

Xhelal Mziu deputeti i PD-së, është përpjekur të bëjë ekonomistin, duke folur për dividente e invenstime.

Madje i ka gjetur edhe aleatin investitorit, Muhamet El Alabbar.

“Pse nuk pati konkurrencë? A mos do ishte më mirë të ishte ndërtuar nga  kompani shqiptare? S’është kosto e reale e transportimit të këtij porti aktual , tek zona tjetër? A e justifikon? Ne do ta marrim fitimin përmes dividentit! Shpërndarja e dividentit, bëhet kur mbaron investimi. Kur do të marrim ne këtë dividend? Përse ne bëhemi aksioner për dividentin dhe jo për objekte të caktuara? Muhamed Alabbar, një investitor strategjik që po u bëni jehonë që do sjell  risi, në Kroaci dështoi? Në Serbi, ku pati terma kontrate shumë më përfituese, në Serbi po zvarritet tej afateve që ishin dhënë. Ky Muhamed Alabbar është investitor strategjik në Bjellorusi, aleat i Putinit, si mund ti japim një pikë kaq strategjike një personi që ka prapavijë rublën?”, tha Mziu.

Por, zëvendësministri Kadiu e ka nxjerrë bllof Mziun.

Sipas Kadiut, profili i kompanive të Alabbar është me rëndësi në Lindjen e Mesme, por dhe SHBA.

“Ai ka investuar dhe në SHBA dhe ka primar USD. Në Serbi, një zonë të papërdorur e ka kthyer në një nga zonat më të rëndësishme shoping mall. Shteti shqiptarë është bashkë zhvillues i një projekti që është qytet… Në rast se jepnim në 40% të tokës, shteti kthehet në zyrë shitje e blerje shtëpiash. Nëse do kishte patur investues të tjerë që donin ta realizonin një projekt të ngjashëm, mund të kishte patur dhe kërkesa të tjera. Bizneset vendase se kanë parë si mundësi, dhe po ashtu as sipërmarrës të huaj veç Alabbar nuk  ardhur. Transferimi i Portit të Durrësit në Porto Romano është projekt i vjetër dhe nuk lidhet me këtë investim. Dividenti shpërndahet kur nis veprimtaria fitimprurëse. Deri në shtatë vite porti s’do preket në veprimtarinë e saj”, ka sqaruar Kadia./CNA.al





Lajmet e fundit nga