Protests against the government/ Zhulali: Rama and the government are worried, pressure is increasing
Political expert, Ilda Zhulali, said today that Prime Mini...
Political expert, Ilda Zhulali, said today that Prime Mini...

Ola Xama dhe Alabbar. Krahasim që nuk duhet bërë, por është i nevojshëm dhe po marrim si personazh gazetaren Ola Xama për ta vendosur përballë një nga investitorëve më të mëdhenj ndoshta në botë, siç është Mohamed Alabbar.
CNA.al, pas një dalje televizive të Olës tha çfarë ka ndodhur që vajza ndryshoi qëndrim, përse e bëri këtë, cilat janë arsyet, u pagua apo jo. Ishte në Dubai e na tha se Alabbari kishte bërë mrekullira dhe të tilla do vinte të bënte edhe në Tiranë si gazetare e Tv Klan, por Ola u mërzit.
Në vend që të bëheshe e arsyeshme edhe pasi ne i publikuam reagimin e saj, Ola na tha se është progres ndryshimi i qëndrimit dhe se e kishte bërë pasi kishte parë letrat.

CNA.al ka publikuar dje një listë kompanish zinxhir për investitorin e Durrësit, ku kompanitë ndërmjet zinxhirit të tyre në finale të çojnë tek Alabbar, te njeriu që intervistoi Ola në Dubai dhe tani Ola dhe nja dy të tjerë dalin e na thonë që nuk është Alabbari.
Fillimisht u thanë offshore , kryesisht nga opozita, ndërsa tani nga disa gazetarë artikulohet se nuk është Alabbari.
E vërteta në fakt është një dhe vetëm një, nuk mund të jetë dy. Ola intervistoi Alabbarin dhe na tha se do të vinte në Durrës. Ai ka ardhur vetë në Shqipëri.
Dje CNA.al nxori dokumentat dhe tregoi se kompanitë zinxhir të hapura, në fund çonin tek Alabbar dhe familjarët e tij. Pra, Alabbar do të vijë në Durrës për të investuar dy apo tre miliardë euro. Cila është e vërteta? Ajo që na thonte Ola se do të vijë Alabbari, apo ajo që na thotë Ola që nuk vjen Alabbari?
Dhe Ola qëndrimin e ka vetëm në një aspekt, thotë nuk është kompania e “Emaar Group”, po Alabbar nuk ka vendosur të sjellë atë kompani, por do të sjellë një zinxhir kompanish të tjera.
Pse Ola e zgjidh me kë kompani vjen Alabbari apo stani i gazetarëve që ndryshojnë mendim edhe kur raportojnë, por edhe kur shkojnë të japin mendim personal?
E në rast se duhet të sillte të vërtetën, prej dy ditësh ne kemi shkruar dhe ia kemi thënë a mund ta pyesësh Alabbarin a vjen apo nuk vjen ai që mesa duket shumë shpejt do të vijë sërish në Tiranë për të firmosur kontratën me qeverinë shqiptare.
Shkojmë më tej tek argumentat krahasuese, të dhëna nëpër studio ku llafazanët tjerrin qoftë edhe për të bërë oponencë, qoftë edhe për të sulmuar qeverinë. Ka një mijë e një argumenta për të sulmuar Edi Ramën, qeverinë, pushtetin, për gjithçka, nga fillimi në fund, janë 9 vite pushtet, kaq shumë sa do të mjaftonte bateria e përqendruar për t’i dhënë Edi Ramës atë që meriton, por te rasti i Durrësit ka disa qasje ndryshe.

Së pari, flitet se qeveria do të falë me mijëra metër tokë, gënjeshtër e pavlerë, pasi sipas kontratës që e kanë lexuar të gjithë ata, pas 30 apo 35 vjetësh ajo i kthehet shtetit shqiptar, i kthehet njerëzve.
Së dyti, shteti shqiptar është me 30% aksioner.
Së treti, i gjithë investimi, duhet apo jo ka vetëm një përgjigje. A mundet të vijë një investitor me një projekt të tillë, kudo, në cilin vend të rajonit pa pasur fitime? Për çfarë do vijë të hedhë dy apo tre miliardë? Përse? Për sytë e bukur të Edi Ramës? Për flokët e qethura të Ilir Metës? Apo për thinjat fisnike të doktorit? Përse?
Patjetër që do vijë për fitime, interesi i tyre është fitimi. Shteti shqiptar ka negociuar deri aty ku ka pasur mundësi. Apo sa mund të ketë më shumë hapësirë për të negociuar? Kjo është për tu parë, por fakti është që toka nuk falet, pasi pas 30 apo 35 vjetësh ajo i kthehet shtetit shqiptar sërish dhe qeveria shqiptare, shteti shqiptar është është aksioner me 30% me të gjithë këtë sipërmarrje.
Tani vjen Alabbari me letrat e tij në kompaninë “Emaar” apo me një tjetër kjo u sqarua. Gënjeshtra se do të falet toka sërish është në kontratë. Tjetra që falim gjithçka dhe nuk marrim asgjë, sërish është në kontratë.
Akuzat pse vjen Alabbari apo nuk vjen Cristiani apo Jeffersoni nga Amerika, këtë nuk dimë ta themi. E vërteta është që vjen një nga investitorët kryesorë botërorë, me një investim që do të çkrimbë portin e Durrësit, i cili në fakt është oazi i derdhjeve të ujërave të zeza, neverisë, pisllëkut që ka shkatërruar jo vetëm atë pjesë por në një gjatësi të madhe bregdetin e Durrësit.
Ka me dhjetëra anije të groposura, duhet thelluar, duhet pastruar, është një investim kolosal. Investitori do të bëjë projektin e tij, do të zhvillojë Durrësin, do të hapen vende pune, do të mblidhen taksa, do ngrihen hotele, do të shkojë vërtetë në një stad tjetër turizmi. Dhe tani të gjitha këto të para dhe me sy negative, siç e përmendëm më lart edhe krahasimisht duhet të na thotë Ola apo të gjitha Olat e tjera që delirojnë nëpër studio televizive.
A po vjen Alabbar, apo jo? Fakti është që po. A është shteti shqiptar aksioner? Fakti është që po. A do të merret toka e shqiptarëve? Jo do tu kthehet prapë atyre. Ai do të investojë për 30 vjet, do të marrë fitimet e tij dhe do gjithçka u kthehet shqiptarëve. Por çfarë presin këta sqepaxhinjtë e ekraneve të porositura pod he jo politikisht që të vijë një investitor, të hedhë miliarda dhe të ikë me duar në xhepa, t’ja falë Shqipërisë? Po pse budallenj janë ata?
Ai do të vijë, do të investojë, do të marrë interesin e përqindjes, do përpiqet të marrë maksimumin e mundshëm, tregu normal është 15%, ai mund të kërkojë 20%, mund të shkojë në 30%, ky është interesi i tij, ti si shtet ke interesin që një tokë të vdekur, djerrë, të copëtuar, të ndotur, një pisllëk të mbuluar nga kanalet e zeza, ku shërbehet si port tregtar, ta kthesh në një marinë.

Ndërtimi i portit tregtar, pastaj është një tjetër diskutim, është një tjetër këndvështrim, për të cilin të gjithë kanë të drejtë të thonë gjithçka, që duhet një port i madh, të ketë kapacitete, t’i shërbejë rajonit, t’i shërbejë Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Kosovës, të lidhte me postin e Selanikut, të ketë rrugë tregtare e të tjera si këto.
Por kurrsesi nuk mund të sulmosh një investim kolosal thjeshtë dhe vetëm për interesa të vogla, për ndonjë zarf në xhep çuar diku, për stimul politik apo për inate se dikujt nuk i pëlqen dikush.
Këto janë të gjitha një zero me bisht, e vërteta është vetëm një. Pyetjet dhe përgjigjet janë më lart. Kush ka prova të tjera le t’i thotë, por të paktën mos gënjejë shqiptarët se shumë shpejt do të duket e vërteta, do të dalin faktet dhe provat dhe dikush do të ngelet me gisht në gojë.

Durrësi nuk është rasti për tu sjellë si kamikaz politik, si inatçor mediatik, por është rasti për të thithur një investitor, vlerësimin e investimit dhe sa do t’i sjellë ajo Durrësit, do të jetë e shkurtër koha për ta parë kush e ka gabim qeveria që po e kërkon, apo këta që po e kundërshtojnë, apo banorët e Durrësit, të cilët me qetësi po ndjekin palët dhe janë spektikë deri diku, ashtu si edhe ne që po e raportojmë kemi plot pyetje të tjera dhe dyshime, por në fakt në përfundim nuk mund të qëndrojmë krah atyre që po gënjejnë dhe po nxijnë gjithçka krejtësisht me pa të drejtë pa sjellë fakte dhe dokumenta konkrete./ CNA.al
Today, the country is gripped by heavy rains, which ha...
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Soahia ka reaguar l...
Presidenti Bajram Begaj në një telefonatë me Prefek...
Journalist Albert Vataj has commemorated the late Soko...
Kjo fundjavë ka pasur intesitet të lartë reshjes, që për p...
Reshjet e shumta të shiut që filluan të bien këtë fundjavë...
The chairman of the Kosova e Re Alliance, Behgjet Pacolli,...
The National Operational Center of Civil Emergencies annou...
"Digitalb" is a platform for which people make monthly...
The member of the Presidency of the Democratic Party, Eno ...
President Bajram Begaj has reacted to the situation in...
Minister of Defense Niko Peleshi informed from Shkodra...
The Minister of Defense, Niko Peleshi, spoke from the city...
14,900 euros were seized and a 34-year-old man who did not...
The head of the Freedom Party, Ilir Meta, visited the ...
The Minister of Defense, Niko Peleshi, has gone to the...
Nikolla Blazhde Xhufka, described as a fraud, appeared...
Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria ka pasur reshje të dend...
The Minister of Agriculture, Frida Krifca, has reacted...
The services of the Traffic Police, those of Order and...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The two German tourists who lost contact while exploring t...
After finding 7446 narcotic plants in the village of Reç i...
Following Operation "The Wanted", a 42-year-old man wanted...
As a result of intensive investigative and operational act...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
Five people have been arrested in Kosovo on suspicion of i...
Six Georgian citizens appeared before a Paris court on Tue...
President Donald Trump has accused Iran of shooting down a...
Pope Leo XIV arrived in Barcelona this Tuesday, in what ma...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...
Inflation has increased in May, rising to 3% compared to 2...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...