web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korrupsioni me inceneratorin e Elbasanit/A po tentojnë të manipulojnë provat Klodian Zoto&CO

2022-11-23 11:27:00, Aktualitet CNA

Korrupsioni me inceneratorin e Elbasanit/A po tentojnë të

Klodian Zoto dhe të tjerët të akuzuar për aferën e inceneratorëve nga SPAK, po tentojnë të shpëtojnë pa u laguar.

Të paktën në për aferën e inceneratorit të Elbasanit, për të cilën tashmë janë mbyllur hetimet nga SPAK, ata e kanë një plan shpëtimi.

Siç raporton shqiptarja.com, avokati i Klodian Zotos, në prapësimet e tij dorëzuar SPAK ka pretenduar se nuk ka kryer evazion fiskal si dhe sipas tij të gjitha dokumentacionet janë bërë konform ligjit, në kushtet e një emergjence mjedisore.

Në të njëjtën mënyrë kanë vepruar edhe avokatët e tjerë të të pandehurve të tjerë, të cilët kanë pretenduar se nuk kanë shkelur ligjin dhe nuk kanë kryer asnjë prej veprave penale që pretendohen nga ana e SPAK.

Ndërkohë që pretendojnë se nuk kanë kryer vepra penale, Klodian Zoto me kompani po kërkojnë gjykim të shkurtuar.

Një gjykim i tillë kërkohet  në dy raste kua të pandehurit, në këtë Zoto e të tjerë e pranojnë fajin apo kur bëhen bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe gjykimi i shkurtuar vjen me kërkesë të prokurorit.

Kujtojmë se për inceneratorin e inceneratorin e Elbasanit, Gjykata e Posaçme ka dhënë masë sigurie në mungesë për Mirel Mërtirin dhe po ashtu edhe për Alqi Bllakon, i cili më herët akuzohej veç për Fierin./CNA.al





Lajmet e fundit nga