web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Karamuço tregon metodat/ Me çfarë e përzijnë trafikantët drogë për të mos u pikasur në kufi

2022-11-25 21:38:00, Aktualitet CNA
Karamuço tregon metodat/ Me çfarë e përzijnë
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka treguar mënyrat që grupet kriminale përdorin për të kaluar drogën nga një shtet në tjetër, pa u pikasur në pikat kufitare.

Karamuço tha se kokaina mund të përzihet me gipse, plehra kimikë, pllaka, letra për shtroje dyshemesh, shishe vere dhe qymyr.

Pasi lënda narkotike arrin në destinacionin përfundimtar, ai theksoi në Abc Neës se përpunohet dhe nxirret vetëm droga e pastër.

“Në banane nuk ngurtësohen dot. Me gipse bëhen shumë mirë. Se janë kthyer në vepra arti kemi shembullin e Italisë që kanë hyrë dhe më pas është zbuluar kokaina. Me plehra kimik. Me pllaka, janë futur këtu. Në letra dhe në shtroje që po të vihen në solucione shkrihen dhe më pas del kokaina. Në shishe vere. Edhe me qymyrin. Këta i heqin edhe erën nuk i gjen dot as qeni. Këto kamoflime bëhen për të kaluar lëndën dhe më pas përpunohet këtu”, deklaroi eksperti./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga