web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Iu konfiskua grupit kriminal të Admir Hoxhës/ Shteti nxjerr në shitje resortin luksoz në Rinas

2022-11-19 18:00:00, Aktualitet CNA

Iu konfiskua grupit kriminal të Admir Hoxhës/ Shteti nxjerr në

“Ader Resort” është një nga pasuritë më të mëdha të sekuestruara e më pas të konfiskuara nga operacioni “Brenog” në Has, ku u zbulua laboratori i përpunimit të heroinës në Shqipëri.

Sipas MCN TV, institucionet shtetërore kanë nxjerrë në shitje pronën e Admir Hoxhës , ku kërkojnë shumën 82.000.000 lekë.

SPAK ka pretenduar se Hoxha ishte drejtues i bandës kriminale  dhe në vendimin e tyre caktuan dënimin me 125 vite burg.

Konkretisht  Admir Hoxha (në arrati) do të dënohej me 12 vite burg, Gjevi Ndoka 8,8 vite, Altin Avdyli 6,8 vite, Esat Mehmeti 10 vite, Petrit Suljemani 8,8 vite, Sajmir Sulejmani 8 vite, Hajri Seferi 10,8 vite, Orges Jahoelezi 6,8 vite, Orges Jahoelezi 6,8 vite vite, Mario Zeqiri 4,8 vite, Elton Shehaj 4,8 vite, Ardit Gjyriqi 4,8 vite, Hekuran Hoxha 10,8 vite, Vehbi Berushi 8 vite, Anila Shuti 2 vite, Xhavit Shyti 8 vite, Flamur Çela 8 vite.

Grupi kriminal nën drejtimin e Admir Hoxhës, dhe praninë e kimistëve turq, kishte zgjedhur këto dhoma, ku jetonin dy të moshuar Mustafa dhe Anila Shuti./CNA.al

Iu konfiskua grupit kriminal të Admir Hoxhës/ Shteti nxjerr në

 

Iu konfiskua grupit kriminal të Admir Hoxhës/ Shteti nxjerr në

 

 





Lajmet e fundit nga