web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

GJJKO lë në burg 10 të arrestuarit për kokainën në Fier/ Zenel Çerveniku: Unë porosita vetëm pleh kimik

2022-11-26 11:49:00, Aktualitet CNA
GJJKO lë në burg 10 të arrestuarit për kokainën në
Laboratori i drogës në Fier

Gjykata e Posaçme ka rikonfirmuar masat e sigurisë “arrest me burg” për 10 të arrestuarit për laboratorin e drogës së gjetur Krakull të Fierit.

Zenel Çerveniku, i cili akuzohet se ka porositur plehun organic nga Kolumbia, ka pretenduar se nuk ka qënë në dijeni për lëndën narkotike që ka pasur në thasë.

Ai është shprehur se ka porositur vetëm pleh organic.

Gjithashtu edhe personat e tjerë të arrestuar kanë deklaruar se ata nuk kanë qënë në dijeni për aktivitetin e jashtëligjshëm, duke mohuar akuzat para gjykatës.

Sakaq avokatët mborjtës, janë shprehur se në banesën ku janë gjetur thasët, nuk kemi të bëjmë me një laborator droge, pasi ende nuk ka një ekspertizë që të vërtetëojë se branda thasëve të plehut ka drogë.

Krahas 10 personave të arrestuar, janë shpallur në kërkim edhe disa persona të tjerë.

Kujtojmë se të arrestuarit janë: Viktor Çervanaku (ish-kryekomunar i PS punonte si drejtor në OST) Zenel Çervanaku, Denilson Çervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona./CNA.al





Lajmet e fundit nga