web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulme dhe fushata shpifëse ndaj gazetarëve/ KE ngre alarmin për lirinë e shprehjes në Shqipëri

2022-10-12 09:25:00, Aktualitet CNA

Sulme dhe fushata shpifëse ndaj gazetarëve/ KE ngre alarmin për

Fusha ku Shqipëria vlerësohet se nuk ka bërë përparim, sipas raportimit të Zërit të Amerikës që ka zbardhur raportine  Komisionit Europian, është ajo e lirisë së shprehjes

“Ndërthurja e interesave të biznesit dhe politikës vazhdoi të pengonte pavarësinë e medias dhe cilësinë e gazetarisë.

Dezinformatat duke përfshirë fushatat e shpifjeve janë të përsëritura, veçanërisht në mediat online, vetërregullimi i të cilave duhet të sigurohet.

Atmosfera e sulmeve verbale, fushatave shpifëse dhe akteve të frikësimit ndaj gazetarëve nuk është përmirësuar”, vë në dukje raporti, duke theksuar se “çdo ndryshim në Ligjin për mediat duhet të jetë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias dhe duhet të dorëzohet për konsultim me organizatat e medias”, konstatohet në raportin e KE-së.

 Sipas Komisionit europian “mbetet e rëndësishme të sigurohet që media të ketë qasje të drejtpërdrejtë dhe transparente në institucionet qeveritare dhe aktivitetet e tyre” e po ashtu “veprimtaria rregullatore e Autoritetit për mediat audio-vizive (AMA) duhet të përmirësohet dhe pavarësia dhe burimet e transmetuesit publik duhet të forcohen”./CNA.al





Lajmet e fundit nga