web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha deputetëve/ “Thirrini ndërgjegjes, rrëzojeni marrëveshjen për Portin e Durrësit”

2022-11-24 10:27:00, Aktualitet CNA

Berisha deputetëve/ “Thirrini ndërgjegjes, rrëzojeni

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje deputetëve që të mos e votojnë Ligjin për Portin e Durrësit.

“12.600 apartamente, 900 njësi akomodomi hoteliere. Do mblidhen këtu mamuthët e Shqipërisë dhe Lindjes së Mesme. Do kenë edhe jahtet përkarshi.

Kurse shqiptarët popull gomonesh, do jenë shërbëtorë ose do largohen në Europë.

Porti i ri kushton 2 miliardë euro. Nga do dalin këto 2 miliardë euro? Nga taksapaguesit e varfër shqiptarë.

Thërrisni arsyes nëse keni ndërgjegje njerëzore. Hidheni poshtë këtë marrëveshje.

Mos u përpiqni ta mbuloni duke shkurtuar kohën e diskutimit. Marrëveshja shkel MSA-në, Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, është shprehur Berisha.

Sipas tij, marrëveshja nuk respekton asnjë rregull dhe asnjë ligj dhe Edi Ramës i është dhënë asnjë garanci që asnjë qeveri të mos mund ta padisë mbrapa.

"Edi Rama, i bindur të jesh se te porti i marinës do përfundosh vetë", ka thënë Berisha./CNA.al





Lajmet e fundit nga