
After the publication of the accusation by SPAK, some of the administrators of the incinerator companies or its employees, including the supervisor Arben Dervishaj and the people who have directed or are accused of being the organizers of the large fiscal evasion and abuse of the incinerator concessions, have been brought to court. , the accusations issued by SPAK have flooded the media.
Big appetite for plane tickets, what do you think SPAK has discovered, big expenses because they boarded the plane and saw Juventus in the Champions League and others like that.

Për ata që nuk e kuptojnë se si qëndron e vërteta, Arben Dervishaj nuk është një njeri i varfër, por është një biznesmen, ndërtues, dhe askush nga ata që e njohin dhe e dinë se kush është, nuk ka nevojë Arben Dervishaj për një biletë avioni, as për një natë hoteli apo për të parë një ndeshje në Champions League, për të mos thënë që bileta Championsi dhe evente të tilla në Shqipëri gjenden falas nga kompanitë që i ofrojnë apo nëpërmjet agjensive turistike me vlera që në fakt e bëjnë banale aferën e inceneratorëve.
Së pari gazetarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur i japin zë diçkaje që nuk ka vlerë. Thelbi i aferës së inceneratorëve nuk janë dy tre bileta, nuk quhen ato korrupison, as një biletë avioni.
Ka fluturime të lira në Itali me Wizz pafund. Ka paketa që mund të shkosh të shikosh një ndeshje Championsi me gjithë hotel, biletë stadiumi, avioni e të tjera me 500 apo 600 euro.
Mendojnë gazetarët apo qytetarët se afera e inceneratorëve është një pazar 500-600 eurosh, apo është një provë e madhe 500 eurot apo qoftë edhe 1000 eurot për të shkuar për të parë një ndeshje të Juventusit?
Jo. Afera e inceneratorëve nuk është e tillë, nuk është një biletë avioni, nuk është një natë hotel, nuk është një fluturim në Itali, nuk është një ndeshje stadiumi, nuk është e tillë. Afera e inceneratorëve, është një aferë me kontrata të firmosura, 480 milionë euro, nga të cilat 40 milionë euro për dy inceneratorë, në Elbasan dhe në Fier. I Elbasanit që të punojë ka një kosto kolosale prej 1.5 milionë euro në vit, ai i Fierit nuk ka përfunduar dhe nuk punon, dhe inceneratori i Tiranës që nuk ekziston.

E pra 480 milionë euro kontrata koncensionare, që sipas ekspertëve vlera reale e qarkullimit sidomos për përpunimin e mbtejeve në landfillin e Tiranës mund të jetë edhe dyfish, katandiset në një akuzë nga SPAK për disa bileta avioni, katandiset në disa akuza për ndeshje Champions League e të tjera si këto.
SPAK, ndoshta mund ta ketë bërë mirë punën e tij dhe ndoshta është mjaftuar të çojë në gjykatë fillimisht vetëm këto akuza e më pas të nxjerrë të tjera.

Fakti është që kanë gjetur e-mailet e Alqi Bllakos, ajo po, që është një provë e madhe, por t'i japësh zë kaq shumë avionëve apo ndeshjeve të stadiumit në një aferë të tillë është e kotë.
Pra koncensioni i paraqitur 22 milionë euro në Elbasan, nuk është aq, pra realisht kostoja është shumë herë më e ulët, pasi aty janë gjetur evazion, fatura false, pagesa e të tjera si këto. E njëjta situatë është me Fierin. Nga 22 milionë që ka qenë Elbasani është bërë 28 Fieri. Ndoshta është pretenduar të merret një incenrator më cilësor por kjo ka pak rëndësi. Fakti është që janë 4 miliardë lekë, rreth 3.5 milionë euro me fatura fiktive, pa folur që mes atyre faturave ka dhe firma fallco mes administratorësh e të tjera i këto.
Në të dyja janë dhjetëra milionë euro. Kjo sepse këtu kemi jo vetëm lekët, që nuk dihen ku ka shkuar, Tvsh pa paguar, skemat e evazionit, paratë e firmosura për volume punimesh të pakryera qoftë në Fier, Elbasan apo edhe në Tiranë, kur të hetohet. Por edhe për paratë që janë paguar mediat që kanë bërë propagandën, që janë edhe ato me milona euro, përfshirë këtu Top channel-in e Vjollca Hoxhës, News 24 e Irfan Hysenbelliut, Reportin e Carlo Bollinos, portalet online, afër qeverisë, individë të caktuar që kanë përfshirë gratë e tyre nëpër kompani, në QKB, thjesht dhe vetëm për të marrë disa miliona muaj për muaj. Prandaj është qesharake dhe banalizuese e gjithë zhurma për bileta stadiumi apo bileta avioni.
Për dy burra apo dy gra që kanë shkuar në Itali, as nuk zbulon të vërtetën, as nuk tregon sa është abuzimi. Abuzimi është me miliona euro. SPAK ka për detyrë ti gjejë.SPAK duhet të bllokojë asetet e çdo Klodian Zotoje, Mirel Mërtiri apo Setal Gugalleje kudo ku kanë qarkulluar para, në çdo lloj llogarie bankare.
Do të jetë mjaft e vështirë për ti shkuar deri në fund por do të zbardhen shumë të vërteta. Që nga skandalet e lidhura me ujësjellësat që fillojnë në Korçë, shkojnë në Berat, shkojnë në Fier, në Lushnje , Tiranë e gjetkë. Duhet të kryqëzojnë faturat me shumë kompani deri tek pagesat e mediave, me ortakëri dhe kompani të bëra jashtë vendit, me ortakëri të bëra me pronarë mediash në Shqipëri, me ortakëri dhe persona të tjerë, pa folur për pagesat e konsulencave e të tjera si këto.
Ashtu sikur është banalizim edhe fakti se kanë marrë disa drejtorë apo administratorë të kompanisë ndërkohë që shumë zyrtarë të lartë përfshirë sekretarë të tjerë të përgjithshëm, njësitë e zbatimit të projekteve që janë çelësi i korrupsionit dhe abuzimit, në ato investime vazhdojnë të jenë të lira, pa shkuar tek persona të rëndësishëm politikë, përfshirë këtu ministra, sekretarë të përgjithshëm, e të tjerë perosnazhe që duhen zbuluar me fakte dhe prova, jo me bileta avionësh për të parë ndeshjen e Championsit apo për të udhëtuar deri në Romë.
Këto janë një hiç, në lidhje me të vërtetën e madhe të inceneratorëve dhe media duke raportuar ato nuk bën gjë tjetër veçse e banalizon dhe bie në kurthin e SPAK-ut, që ndoshta është një grackë për të krijuar një akuzë më të lehtë për zyrtarët e lartë të shtetit. E vërteta nuk fillon dhe nuk mbaron as me një biletë avioni, as me një biletë stadiumi, as me një ndonjë natë në hotel. E vërteta është se si thasë me para nga taksat e shqiptarëve janë abuzuar me dy inceneratorë që nuk funksionojnë dhe një të tretë që nuk ekziston./ CNA.al
The Minister of Defense, Niko Peleshi, has provided in...
The bad weather has engulfed our country, where as a r...
The Minister of Defense, Niko Peleshi, has called on t...
Drejtuesja e gazetës investigative ukrainase “Ukrainska Pr...
Sailings to Italy's Bar in the port of Durrës have bee...
Kandidati për primaret e Partisë Demokratike për Tiran...
The Democratic Party has reacted to the criticism of t...
Deputetja Jorida Tabaku, ka bërë një deklaratë të fort...
The cause of the burning of the vehicle of the hydroca...
Eksperti ligjor, Marcel Hila ka zbuluar prapaskenat e ...
“Ader Resort” është një nga pasuritë më të mëdha të sekues...
A robbery took place in the German village of Mati. It i...
CNA.al siguroi dosjen hetimore të SPAK që zbulonte pag...
CNA.al reported today about the trip financed by Klodi...
On the eve of the holidays on November 28 and 29, the ...
A fault in the electrical cabinet in the city of Gjirokast...
In the files provided by CNA.al, a trip of an official...
SPAK has proven that Klodian Zoto, 2250 Euros, businessman...
4 citizens have ended up in the handcuffs of the Korçë...
Four days ago, SPAK made 5 arrests for the incinerator of ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The two German tourists who lost contact while exploring t...
After finding 7446 narcotic plants in the village of Reç i...
Following Operation "The Wanted", a 42-year-old man wanted...
As a result of intensive investigative and operational act...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
Bulgaria's newly appointed Defense Minister, Dimitar Stoya...
NASA has named its crew for its next major mission to the ...
Five people have been arrested in Kosovo on suspicion of i...
Six Georgian citizens appeared before a Paris court on Tue...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...
Inflation has increased in May, rising to 3% compared to 2...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...