web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Absurde që është e izoluar”/ Spiropali i “heq vizat” Kosovës

2022-11-27 11:13:00, Aktualitet CNA

“Absurde që është e izoluar”/ Spiropali i “heq

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë seancës së përbashkët mes kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës, ka thënë se është absurde që Kosova vijon të jetë ende e izoluar.

Por, sipas së shpejti në të dy anët e Drinit, do të valëvitej edhe flamuri i Bashkimit Europian.

“Shqipëria ka qenë dhe do të jetë një nga avokatet më të zëshme të Kosovës për liberalizimin e vizave. Ne e gjykojmë aburde sesi ekziston regjimi i vizave. Sesi ata që sot në Kosovë kanë moshë gjyshërish lëviznin lirisht në kohën e ish Jugoslllavisë ndërsa nipërit e tyre sot janë të izoluar. Rajoni duket se i ka mbyllur hesapet me luftën por paqja nuk është kurrë një ekuilibër. Dua të përmend një fakt, memorandumet mes Shqipërisë dhe Kosovës po i afrohen numrit, 200. Duhet të dëshmojnë qartë, shpejt në të dy brigjet e Drinit do valëvitet edhe flamuri i Europës. Për ne kjo është e vetmja zgjidhje”- u shpreh Spiropali./CNA.al





Lajmet e fundit nga