LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari zbardh skemën/ Aksionerët e inceneratorit të Tiranës dhe lidhja me rusët e iranianët

11 Dhjetor 2023, 23:28, Denoncim CNA

Gazetari zbardh skemën/ Aksionerët e inceneratorit të

Gazetari Elvi Fundo ka zbuluar mbrëmjen e sotme skemën e kompanisë koncesionare dhe aksionerët e saj.

Fundo tregoi se gjithçka nis nga kompania mëmë e inceneratorit të Tiranës në Hollandë, “Integrated Energy”, e cila më pas e ndërroi emrin në “Geogenix”.

Ai foli për kontratën e Klodian Zotos me Paul Ëurth-in për të marrë koncesionin në Tiranë.

Gjithashtu, në skemën e tij tregohen se si aksionet e “Geogenix” nga Mirel Mërtiri dhe Giuseppe Ciaffaglione kaluan te Franco Tossi dhe Bruno Pressezi, ky i fundit bashkëpunon me kompaninë energjetike iraniane.

Gjithashtu, në lojë ka hyrë edhe kompania “Icare”, e cila gjeti 100 milionë eurot për investimin.

Gazetari theksoi se “Icare” është e shtetasve Christophe Darbord dhe Blerim Hoxha, të cilët janë të akuzuar për lidhje me kompaninë Gunvor, kjo e fundit me aksion një shtetas rus.

“Paul Wurth e kanë marrë që të plotësonin xhiron. Ka pasur një kontratë mes Paul Wurth dhe Klodian Zotos, një kontratë paraprake, që ne do jemi si përfaqësues që ju të merrni një koncesion dhe më pas këto do të blinin pajisje ose do ta përdornin Paul Ëurthin për interes. Në gusht të 2017-ës është firmosur kontrata, Paul Ëurth ka ikur në dhjetor të 2017-ës. Ne jemi në dhjetor të 2023-shit dhe këtë skemë që unë e kam bërë për një javë, I gjithë shteti shqiptar nuk e ka bërë dot për 6 vjet.

Skemën e ke të qartë se ka ikur Geogenix dhe nuk është më Klodian Zoto. Mirel Mërtiri është 20% sot. Ka hyrë një kompani Icare, ku tek kjo kompani shfaqen dy persona, i ke me emra. Ke shtetasin Christophe Darbord dhe shtetasin Blerim Hoxha. Këto dy persona që shfaqen me 40% të aksioneve, kanë qenë në Shqipëri tek ARMO dhe këta janë akuzuar për skandal, për lidhje me kompaninë Gunvor që ka pasur aksioner një shtetas rus, të shpallur “non-grata” nga SHBA. E ke atje skemën.

Icare ka gjetur 100 milionë eurot në Dubai për t’i sjellë në Tiranë, para të cilat i kanë mbyllur në një llogari në Hungari. Po të shikosh atje, ke dhe 40% të aksioneve të tjera që janë Franco Tossi dhe Alberto Pressezi. Alberto Pressezi punon me Mapna-n e cila është kompania e energjisë zyrtare të Iranit, e cila është në listën e zezë të SHBA-ve”, theksoi Fundo./ CNA

Lajmet e fundit nga