LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bibilushi kërkon të mësojë studentët e gazetarisë si të shpifin

26 Prill 2022, 13:46, Satire Politike CNA
Bibilushi kërkon të mësojë studentët e gazetarisë

Bibilushi mëson studentët e gazetarisë si të shpifin. Sa e dëbuan nga Top-i mbeti duke kërkuar punë.

Në gazetë nuk e pranoi askush. Si fotograf nuk po qullos gjë, se ia zbuluan gëmushën ku fshihej. Provoi të gjëmonte çifte nga Liqeni e t?u bënte foto shantazhi, por një djalosh e pikasi dhe e bëri për qepë e kripë. Kur po e kapte dëshpërimi mori në telefon Çilin. Dikur e kishte pasur vartës te KJ.

-O Henri, më merr pedagog te universiteti yt, mor burrë.

Henri nuk mbante gazin.

-Po në cilën degë do japësh mësim?

-Te gazetaria. Kam përvojë. Ti e di.

-E di, e di, ke përvojë shpifjesh-, ia priti Çili.

Po Arben Dardha i dha përgjigjen që nuk pritej:

-Ok, atëherë të jap lëndën e shpifjes.

Dhe kështu u vendos. Shkoi në auditor dhe u tha studentëve:

-Unë do u mësoj si të shpifni. Ose si të bëheni gazetarë të qeverisë.

Kur studentët, i kërkuan një përvojë nga karriera e tij u tregoi.

-Mbase nuk e dini që kam qenë kryeredaktor i gazetës ?Koha Jonë?. Një ditë pashë mbi tavolinë një foto të Berishës, qe president atëhere.Te ana e majtë e buzës i dukej një e prerë nga brisku që ishte rruar. E zmadhova, e vura në faqen e parë dhe shkrova me tituj të mëdhenj: ?Berisha në gjendje të rëndë shëndetësore?. Qysh atë ditë nuk iu ndava sajimeve dhe eca lart e më lart.U bëra deputet, ministër, më pas kryetar partie e drejtor televizioni kombëtar.

Bibilushi heshti ca sekonda dhe shtoi:

-Shpifni, bëni ç?thotë qeveria se plot të mira do të keni. Para në portofol, para në bankë dhe prona në hipotekë./CNA.al

Bibilushi bëhet fotograf

Bibilushi kërkon të bëhet prefekt i Korçës

Bibilushit iu ngrit mendja për President

Bibilushi i Dardhës hyn në fjalorin e Gjuhës Shqipe

Bibilushi thërret policinë në Dardhë

Bibilushi fut veten e tij në Kodin Rrugor të Republikës

Bibilushi do xhirojë filmin ?Beni vjedh vetë?

Bibilushi e kishte ëndërr dikur të bëhej berber!

Bibilushi do krijojë partinë ?Fletorja?

Bibilushi, si veteran lufte

Bibilushi, si veteran lufte

Bibilushi çon në shtëpi një portret të Sali Berishës

Bibilushi kërkon gjysmën e pasurisë së Blendi Fevziut

Arben Bibilushi nuk ka votuar as partinë e tij ?Fletushka?/ Si ja shiti pensionistit Jenisheri

ARBEN BIBILUSHI JEP LEKSIONE PËR MBJELLJE GRURI

Arben Bibilushi kumtesë në Kongresin e Partisë/ Si fitojmë ne plehrat

 

Lajmet e fundit nga