LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bibilushi e kishte ëndërr dikur të bëhej berber!

16 Prill 2022, 16:46, Satire Politike CNA
Bibilushi e kishte ëndërr dikur të bëhej berber!

Që student praktikohej në shtëpi me leshin e qenit të vogël që mbanin.

E bëri kafshën e gjorë kavie për të mësuar. Më pas guxoi dhe i hyri leshit të komshijve e të shokëve.

Po aq keq i kullandriste sa doli menjëherë fjala ?Modeli Alla Blush?. Në se ato vite shihej ndonjë me kokën shkallë-shkallë, e ka qethur Ben Dardha, thoshin.

Patën fat tiransit se Bibilushi më pas i hyri gazetarisë e nuk ua prishi njerëzisë flokët e kokës. Pas shumë vitesh, kur Beni u bë vip me shpifje e rrena, një gazetar e pyeti:

-Është e vërtetë që ëndërra jote kur ishe i ri që të bëheshe berber?

Ben vip-i qeshi dhe tundi kokën.

-Po, berber doja të bëhesha dhe berber u bëra.

-Ju u bëtë gazetar.-e korigjoi intervistuesi.

-Ashtu mendoni ju. Në fakt u bëra berber. Plotësova synimin tm. Por jo t?u shkurtoja leshin njerëzve, por t?u shkurtoja pasurinë atyre.

Ua qethja pronat, paratë, trojet e shtoja kamjen time. Ishte më e thjeshtë se puna e berberit dikur.

Atëhere punoja me gërshërë e krehër. Tani pata ndihmë nga politika, nga qeveria, nga media. Në se doja p.sh një pyll në Dardhë bëja një ligj në kuvend dhe hop merrja pyllin.

Në se doja një ndertesë në Korçë hidhja në betejë vartësit e mij të televizionit. Ata suleshin mbi kadastra e bënin rrëmujë që e zgjidhte policia në favorin tim.

Pra e nisa jetën si berber të qethja njerëzit dhe po e vazhdoj si berber që njerëzve u qeth djersën e tyre, mundin dhe pronën. S?ka profesion më fitimprurës.

Lajmet e fundit nga