LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kur do e thërrasë SPAK, Engjëll Agaçin?

12 Prill 2022, 07:28, Politikë CNA

Afera e incenerarorëve, ndër më të akuzuarat në Shqipëri, për të cilën janë vënë në pranga një ish-deputet dhe një ish-ministër i Ramës.

Bëhet fjalë për tre kontrata koncesionare, 178 milionë euro, ku vendimet janë marrë në Këshillin e Ministrave.

Në Këshillin e Ministrave, aty ku në dhjetor të 2014-ës, brenda ditës u firmosën nga 9-14 vendime. Institucione që përgjigjeshin me ?shpejtësinë e erës?. Gjithçka zigjidhet me ?çelësin e artë?.

Dhe një ndër personat e akuzuar shpesh në media në lidhje me këtë aferë është edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

cna aktualitetJanë 9-14 vendime qeverie brenda dite, dhe per ata qe e njohin ligjin dhe si funksionon ekzekutivi, personi përgjegjës që mbledh dokumentacionin dhe i kalon ato në mbledhjen e Qeverisë, është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Dhe ky është Engjëll Agaçi.

14 vendime brenda dite, procedura të kaluara në Qeveri, qindra milionë euro kontrata, dhe deri tani duket se nga drejtësia nuk ka ende asnjë veprim ndaj Agaçit.

Engjëll Agaçi shkon ende në zyrë në Kryeministri. Ndërsa vartësi i tij Bllako, ndodhet pas prangave.

Alqi Bllako mund të ketë bërë 1001 zullume por vendimet e Qeverise nuk i merrte dot ai. Ato kalojnë nga Engjëll Agaçi.

A ka njeri që mund të besojë se një ministër i vetëm, si Lefter Koka apo së bashku me ish-sekretarin e tij, Alqi Bllako të kenë lëvizur të gjithë gurët, të kenë kaluar 14 vendime Qeverie brenda dite? Të kenë vënë në lëvizje institucionet, për të firmosur qindra milionë euro kontrata?

Duke mos bërë aspak avokatinë e Bllakos as Kokës, të cilët tashmë po përballen me drejtësinë, fakti është se vendimet kanë kaluar në godinën e Kryeministrisë.

Dhe personi përgjegjës për vendimet që kalojnë në mbledhje Qeverie, është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Pra, Engjëll Agaçi.

Ky i fundit i njohur dhe si avokati i Ylli Ndroqit, trafikantit të drogës Xhemail Pasmaxhiu, shpallur dje non-grata nga SHBA.

Engjëll Agaçi ka qenë avokati mbrojtës i Ylli Ndroqit në Itali në vitin 2010.  

Dhe pasi ?shkëlqeu? në Itali si avokat i trafikantit të drogës, Agaçi prej vitit 2013 është një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit në detyrë.

Dhe që në vitin 2013, me ardhjen e Rilindjes në pushtet, ai është Sekretar i Përgjithshëm në kryeministri.

Dhe çdo vendim që ka kaluar në mbledhje Qeverie, ka kaluar edhe në duart e Engjëll Agaçit.

Prandaj SPAK nuk mund të mbyllë sytë as veshët. Dokumentet dhe provat janë aty./CNA.al

Arrestohet homologu i Engjëll Agaçit/ Afera e shekullit i “tund prangat” Sekretarit të Ramës?

Inceneratorët/ Pse SPAK nuk merr të pandehur sekretarin e Ramës, Ëngjëll Agaçin?

Engjëll Agaçi apo Alqi Bllako në burg?

Lajmet e fundit nga