LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga shantazhet tek trafiku i drogës/ Xhemail Pasmaçiu shpallet non grata nga SHBA

11 Prill 2022, 15:36, Aktualitet CNA
Nga shantazhet tek trafiku i drogës/ Xhemail Pasmaçiu shpallet non

Departamenti amerikan i Thesarit, ka publikuar sot një listë me persona të shpallur non grata për Ballkanin Perëndimor, mes të cilëve ishte edhe Ylli Ndroqi. Shpallja e tij non grata është paralkajmëruar një javë më parë nga CNA.al.

Për Ndroqin, të njohur edhe me emrin Xhemail Pasmaçiu, CNA.al, ka publikuar më parë dokumente mbi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pasmaçiu është arrestuar më parë në Turqi për heroinë, dhe më pas për të është prerë edhe një urdhër-arresti për trafik droge në Itali.

Pasuritë e tij, të lidhura me Ora News por jo vetëm, me vendim të gjykatës së Shkallës së Parë, e më tej të lënë në fuqi edhe nga Apeli, janë sekuestruar që nga gushti i vitit 2020.

Ndërkohë, në vendimin e shpalljes non grata nga SHBA, Ndroqi akuzohet për përdorim të mediave të cilat kanë qenë nën kontrollin e tij për të shantazhuar qytetarët, për të përfituar shuma të mëdha parash në mënyrë që ndaj tyre të mos publikoheshin artikuj me përmbajte negative.

Si rezultat i shpalljen non grata, të gjitha pronat dhe interesat në prona të tij do të bllokohen./ CNA.al

SHBA shpall të tjerë persona non grata në Shqipëri?!

Lajmet e fundit nga