LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush ia fut për shalësh kryeministrit tonë?!

10 Prill 2022, 09:56, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama tha dje në Kongresin e socialistëve, se atij ja kalonin për shalësh, se të gjatit ia shkonin ujin nën rogoz.

Ndoshta si një shfajësim për skandalet, për korrupsionin, për ministrat e arrestuar, për inceneratorët qindra milionë euro, e të tjera si këto.

Në video, dëgjohet mjaft mirë se çfarë thotë. Pyetja është kë mban rreth vetes kryeministri? Njerëz që bashkëpunojnë, që ai I beson, që punojnë me parimin për të mos shkelur kurrë ligjin, apo njerëz që janë gati tia fusin për shalësh Edi Ramës e pastaj të shkojë ku të shkojë? Mjafton të fitojnë ata.

cna aktualitetEdi Rama nuk është një kryeministër që mund t?ia fusësh kollaj për shalësh.

Nga ana tjetër kryeministri ka ministra, ka edhe Sekretar të Përgjithshëm.

Është Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, i cili përgatit mbledhjen e Qeverisë dhe vendimet që do hyjnë në të.

Pra, është njeriu kyç.

Dje Engjëll Agaçi mund të fliste, por nuk foli në Kongres. Dikush i hoqi fjalimin.

Edi Rama dhe një mesazh të qartë, se diçka ia kishin kaluar për shalësh.

Kush ia kalon për shalësh kryeministrit, ministrat apo Engjëll Agaçi?

Kush mendon se ministrat mund tia kalojnë për shalësh Edi Ramës, e kanë gabim. Pasi duhet të kenë një kontroll, ?kontrollin final?, atë të Engjëll Agaçit, para se vendimet të hyjnë në Qeveri. Dhe pa konsultimet me kryeministrin, pa OK e tij, asgjë nuk kalon.

Prandaj, kryeministri dje na tregoi se dikush ia kalonte për shalësh të gjatit.cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ndoshta Edi Rama e ka zbuluar. Ndoshta ?Engjëlli? i tij është edhe ?djalli? i tij. Por, kjo nuk mjafton me kaq. Kryeministri duhet të bëjë akte konkrete. Jo vetëm për Engjëll Agaçin, por për këdo tjetër që ai pretendon se ia ka kaluar për shalësh.

?Të gjatit nuk ia beson njeri kur thotë se ma bënë prapa krahëve. Kjo është e vërtetë. Kush e beson? Se duhet të kesh qënë një hajvan dy metra. Se ça është kjo. I kalojnë këtu??-tha dje Rama.

Apo më keq akoma se ia ka kaluar ndonjë ministër, dhe Engjëlli se ka parë. Sepse thjeshtë dhe vetëm tregon se është I paaftë ose në shërbim të ministrave që sjellin problematika ligjore, për interesat e tyre korruptive.

Prandaj, që Edi Rama të mos kërkojë vetë avokat, mirë është që të na e tregojë, apo t?i largojë, jo vetëm për të shpëtuar veten, por për të kuptuar se ai vërtetë nuk ka lidhje. Por, janë ?Engjëjt? e tij mbrojtës, ministrat dhe Agaç & Co zullumqarët e gjithçkaje që vjen vërdallë.

Megjithëse i pafajshëm nuk del dhe kryeministri ynë, por të paktën na tregon se ka zbuluar se kush ia fut topin ndër shalë./CNA.al

Kush e anuloi fjalimin e Ëngjëll Agaçit?

Rama pranon aferën e inceneratorëve: Ma futen për shalësh

51 fakte dhe dokumente për aferën e inceneratorëve

Dokumentet ekskluzive/ Shifrat marramendëse, zbulohen pagesat për inceneratorin e Tiranës

Lajmet e fundit nga