LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta mohon Alqi Bllakon/ Si u bë sekretar në Ministrinë e Mjedisit dhe Presidencë

9 Prill 2022, 16:50, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta ka mohuar që të ketë pasur një njeri të afërt Alqi Bllakon, ish deputetin e PS i cili është arrestuar për aferën e inceneratorëve.

Presidenti tha se Blako ka qenë me PD, ndërsa shtoi se në LSI u bë pjesë si njëriu i afërt i Lefter Kokës, i cili e bëri sekretar në Ministrinë e Mjedisit.

Ndërsa sa i takon postit të sekretarit në Presidencë, Meta tha se ishte i vetmi që plotësonte kushtin e nëpunësit.

?Ai ka qenë me PD. Nuk ka qenë njeri i afërt me LSI dhe ai me mua. Ish ministri i Mjedisit e ka marrë për hir të njohjeve personale si sekretar i përgjithshëm dhe këtu ka ardhur me status të nëpunësit që ai e kishte dhe ai ka zbatuar vetëm ligjin këtu. Unë i sugjeroj të bashkëpunoj me organet e drejtësisë. Ai është i ri dhe nëse bashkëpunon mund të rehabilitoj figurën dhe të jetë i dobishëm për vendin?, tha Meta./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga