
Shqipëri, dhuna ndaj grave sfidë për autoritetet dhe shoqërinë
Në Shqipëri fenomeni i dhunës ndaj grave dhe vajzave vazhdon...
Çfarë duhet të dini për kanabisin
Kanabisi është një gjini bimësh me lule në familjen Cannabaceae. Njihen tre lloje të kësaj bime: Cannabis sativa , Cannabis indica dhe Cannabis ruderalis. Origjina e kësaj bime është nga Azia. Kanabisi përbëhet nga më shumë se 120 përbërës, të cilët njihen si kanabinoidë. Kanabidioli (CBD) dhe tetrahidrokanabinoli (THC), janë dy kanabinoidët më të njohur dhe të hulumtuar. THC lidhet me receptorët kryesisht në tru që kontrollojnë dhimbjen, disponimin dhe ndjenjat e tjera. Kjo është arsyeja pse THC mund t’ju bëjë të ndiheni euforikë, ndërsa CBD është një komponent jo dehës, jo euforik, të cilin mund ta keni parë në formën e vajrave, gomave, pijeve dhe produkteve të tjera për qëllime mjekësore.
Si mund të përdoret Kanabisi për përfitime shëndetësore?
Ndërsa studiuesit janë ende duke punuar për të kuptuar se sa efektiv është kanabisi për qëllime mjekësore, ka pasur shumë rezultate premtuese. Ja disa prej përfitimeve që mund të sjellë në shëndet.
1-Ul presionin në gjak
2-Redukton inflamacionet
3-Parandalon rikthimin e varësisë ndaj drogës dhe alkoolit
4-Trajton çrregullimet e ankthit
5-Trajton çrregullimet gastrointestinale
6-Parandalon krizat e epilepsisë
7-Lufton kancerin
Duke patur parasysh këto përfitime shëndetësore dhe ekonomike shumë vende e kanë legalizuar kanabisin për përdorim mjekësor.
Vendet që kanë legalizuar përdorimin mjekësor të kanabisit përfshijnë Argjentinën , Australinë , Barbados , Brazilin , Kanadanë , Kilin , Kolumbinë , Kosta Rikën , Kroacinë , Qipron , Republikën Çeke , Danimarkën , Ekuadorin , Finlandën, Gjermaninë , Greqinë , Irlandën , Izraelin , Italinë , Libanin , Lituaninë ,Luksemburgun , Malavian , Maltën , Holandën , Zelandën e Re , Maqedoninë e Veriut , Norvegjinë, Panamanë , Perunë , Poloninë , Portugalinë , Ruandën , Shën Vincentin dhe Grenadinet , San Marinon , Sri Lankën , Zvicrën , Tajlandën , Uruguayn , Mbretërinë e Bashkuar , Vantuajin, Zambia dhe Zimbabve. Të tjerët kanë ligje më kufizuese që lejojnë vetëm përdorimin e disa farmaceutikëve me prejardhje nga kanabisi, si Sativex , Marinol ose Epidiolex . Në Shtetet e Bashkuara, 37 shtete, 4 territore dhe Distrikti i Kolumbisë kanë legalizuar përdorimin mjekësor të kanabisit, por në nivel federal përdorimi i tij mbetet i ndaluar.
Vetitë e dobishme medicinale të kanabisit, veçanërisht për lehtësimin e dhimbjeve, njihen gjerësisht.
Megjithatë, përbërësi kryesor i tij aktiv, tetrahidrokanabinoli (THC), është renditur si një drogë e paligjshme sipas skemës 1 në Konventën e vetme të Kombeve të Bashkuara për Drogat Narkotike.
Ky status ka penguar përdorimin medicinal të marijuanës, gjë që i ka shtyrë pacientët dhe mjekët të lobojnë qeveritë që të miratojnë përdorimin e saj për të trajtuar dhimbjet kronike. Kjo nga ana tjetër ka shkaktuar një debat intensiv midis qeverive, rregullatorëve dhe ligjzbatimit nga njëra anë, dhe mjekëve dhe pacientëve nga ana tjetër, nëse duhet legalizuar një ilaç, prodhimi, posedimi dhe përdorimi i të cilit është ende i paligjshëm në shumë vende.
Vitet e fundit, një numër vendesh kanë prezantuar ligje dhe programe specifike për të lejuar pacientët të përdorin preparate kanabisi në forma të ndryshme për të lehtësuar simptomat e një sërë sëmundjesh të rënda.
Si rezultat, kanabisi është përdorur për të lehtësuar në mënyrë efektive dhimbjet kronike, ngërçet muskulare dhe spasticitetin në pacientët me sklerozë të shumëfishtë ose dëmtim të palcës kurrizore, si dhe për pacientët e prekur nga dhimbja neurogjenike e shkaktuar nga dëmtimi nervor dhe shkaqe të tjera.
Pacientët me kancer terminal dhe AIDS kanë përfituar gjithashtu nga përdorimi i kanabisit për të lehtësuar të përzierat dhe të vjellat dhe për të stimuluar oreksin dhe rritjen e peshës.
Megjithatë, nuk ka një listë unike të patologjive që mund të trajtohen me barna me bazë kanabisi, pasi nuk është një kurë, por një trajtim paliativ. I takon mjekëve të vendosin se në cilat rrethana duhet të përdoret kanabisi dhe cilët pacientë mund të përfitojnë nga trajtimi.
Në SHBA, 23 shtete dhe Distrikti i Kolumbisë kanë legalizuar tashmë marihuanën për përdorim medicinal ose rekreativ dhe shumë shtete të tjera janë gati ta ndjekin.
Është interesante se këto shtete nuk janë në përputhje me ligjin federal të SHBA-së, i cili ndalon rreptësisht posedimin dhe përdorimin e kanabisit. Në Evropë, situata është ndryshe, pasi shtetet anëtare janë të lira të vendosin ligjet e tyre kombëtare për drogën, edhe pse të gjitha janë palë të Konventës së vetme të OKB-së.
Holanda, shteti me përvojën më të gjatë të përdorimit të kanabisit
Vendi me përvojën më të gjatë të përdorimit të kanabisit si medicinal ashtu edhe rekreativ është Holanda, ku mjekët kanë qenë në gjendje të përdorin preparate kanabisi për pacientët për më shumë se 10 vjet. Qeveria holandeze ka autorizuar një kompani të furnizojë produkte kanabisi. Ajo i rrit bimët sipas Praktikës së Mirë Bujqësore dhe pa përdorur pesticide dhe prodhon preparate të ndryshme, të karakterizuara nga përbërje të ndryshme të kanabinoideve aktive tetrahidrokanabinol (THC) dhe kanabidiol (CBD), për t’u marrë me avullim ose si çaj bimor.
Gjermania
Para se partitë të fillonin të qeverisnin së bashku, ata ranë dakord për një kontratë koalicioni prej mbi 170 faqesh, ku parashikohet lëvizja drejt legalizimit të kanabisit për përdorim rekreativ.
Dokumentet specifikojnë se dyqanet e licencuara do të lejohen të shesin kanabis për të rriturit, por përveç kësaj nuk ka shumë detaje.Produktet mjekësore të kanabisit u legalizuan nga Qeveria Federale në Gjermani në vitin 2016.
Por qeveria e re, nën kancelarin Olaf Scholz, që mori detyrën në dhjetor 2021, dëshiron të shkojë një hap më tej dhe të legalizojë shitjen e kanabisit për përdorim rekreativ për të rriturit në dyqane të specializuara dhe të licencuara. Do të ishte e ngjashme me legjislacionin që është në fuqi në Kanada dhe disa shtete të SHBA.
Greqia
Greqia legalizoi kanabisin mjekësor në vitin 2017 dhe shfuqizoi një ndalim të kultivimit dhe prodhimit në mars 2018. Megjithatë, kultivuesit dhe prodhuesit duhet të krijojnë një kompani greke për të blerë ose marrë me qira tokë, të përgatisin dokumentacionin për licencën e instalimit dhe më pas të aplikojnë për një licencë operimi dhe një licencë mjekësore nga Organizata Kombëtare për Barnat për të filluar kultivimin dhe/ose prodhimin.
Qëllimi i propozimit është të lejojë kompanitë e kanabisit mjekësor në Greqi, të prodhojnë kanabis mjekësor dhe ta eksportojnë atë në Evropë. Sipas propozimit, kanabisi mjekësor nuk do t’i nënshtrohet të njëjtave ligje si ai i shitur në vend, i cili duhet të ndjekë legjislacionin ekzistues që kërkon miratimin nga Organizata Helenike e Farmaceutikëve. Produktet e eksportuara do t’i nënshtrohen vetëm ligjeve, rregulloreve dhe udhëzimeve GMP/GDP në vendin që i importon.
Ndërsa më shumë vende në Evropë dhe gjetkë legalizojnë përdorimin medicinal të kanabisit, provat shkencore bëhen të domosdoshme për të informuar rregulloren dhe recetën e duhur.
Legalizimi i kanabisit është çelësi për rimëkëmbjen ekonomike
Shtetet anembanë botës i janë kthyer bizneseve të kanabisit si një burim i të ardhurave tatimore shumë të nevojshme dhe vendeve të punës për qytetarët e tyre. Pothuajse çdo shtet me kanabis të ligjshëm i ka konsideruar bizneset e marihuanës si thelbësore. Nuk është për t’u habitur që shtetet në të gjithë botën kanë kërkuar kanabisin për të ndihmuar ekonomitë e tyre të rënë nga pandemia. Industria e kanabisit prodhon mijëra vende pune me kohë të plotë , më shumë se katër herë më shumë se numri i punëtorëve të industrisë së qymyrit.
Në vitin 2019, Kolorado mblodhi më shumë se 302 milionë dollarë taksa dhe tarifa për marijuanën mjekësore dhe rekreative. Shitjet në shtet arritën në mbi 1.7 miliardë dollarë. Shitjet në SHBA ishin 12.2 miliardë dollarë në 2019 dhe parashikohet të rriten në 31.1 miliardë dollarë deri në vitin 2024, sipas një raporti nga Arcview Market Research dhe BDS Analytics.
Kërkimet lokale gjithashtu e mbështesin këtë pikëpamje; Një raport nga Universiteti Shtetëror i Kolorados-Instituti i Kërkimit të Kanabisit në Pueblo zbuloi së fundmi se industria legale e kanabisit ka kontribuar më shumë se 80.8 milionë dollarë në ekonominë lokale në 2017, kryesisht përmes taksave dhe tarifave të tjera. Nëse marihuana bëhet e ligjshme në një nivel federal, përfitimet për ekonominë mund të jenë të jashtëzakonshme.
Një raport nga kompania analitike e kanabisit New Frontier sugjeron që legalizimi i kanabisit mund të gjenerojë 105.6 miliardë dollarë shtesë në të ardhura totale nga taksat federale deri në vitin 2025./ CNA.al
Në Shqipëri fenomeni i dhunës ndaj grave dhe vajzave vazhdon...
Krimet seksuale, bixhozi dhe dhuna në familje janë shtuar gj...
Ishte vetëm 15 vjeç kur hyri në burgun e Kavajës për krimin ...
Raste të dyshuara për salmonelë pas ngrënies çokollatës Kind...
Në vitin shkollor 2021-2022, u regjistruan në arsimin zyrtar...
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira de...
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje ...
Myftiu i Korçës Ledian Cikalleshi, u ka uruar të gjithë besi...
Vijojnë vranësirat e shpeshta të jenë prezente në vendin ton...
Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqip...
Gjatë javës së kaluar janë kapur dhe arrestuar nga shërbimet...
Të dielën e fundit të muajit mars, pikërisht më 26 mars do t...
Pasditja do të sjellë vranësira nëpër të gjithë vendin ku më...
Çmimet e shitjes dhe qirave të banesave janë rritur kohët e ...
Gjatë orëve të fundit reshje bore me intensitet të ulët kanë...
Vendi gjatë ditës së diel do të jetë në ndikim të vlerave të...
Paraditja në territorin Shqiptar do të jetë në ndikimin e mo...
Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi ...
Vendi ynë do të ndikohet nga kthjellime dhe temperatura në r...
Tempeartura tipike dimri kanë mbërthyer vendin tonë, duke bë...
Në mbrojtjen e tij për aferën e inceneratorëve, kryemi...
Një qytetar ka denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan se...
Fiks Fare denoncoi veprimet arbitrare të një inspektori po...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një shkolle në Podgorie,...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
3 persona kanë rënë ditën e sotme në prangat e policis...
Prodhonte mina me telekomandë, për t’ua shitur në qarkun L...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëher...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në ...
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzha...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lag...
Ekspertë nga Shqipëria dhe Mali i Zi publikuan në Shko...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se n...
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mi...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar ...
Tensionet në veri të Kosovës apo lufta në Ukrainë na k...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Sot, më 2 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 101...
Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Delina Ibrahima...
Sot, më 1 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 102 lek...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko foli në...