LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përse nuk bllokohet inceneratori i Tiranës?

1 Prill 2022, 13:53, Aktualitet CNA

Inceneratorët kanë qenë afera më e madhe korruptive në 30 vitet e fundit. Deri tani, në pranga kanë rënë ish ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish sekretari i kësaj ministrie Alqi Bllako, i cili pas disa ditësh në arrati u paraqit në drejtorinë e policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Tre inceneratorët, ai i Fierit, Elbasanit dhe Tiranës u kanë grabitur shqiptarëve miliona lekë. Deri tani për shkak të hetimeve janë bllokuar dy të parët, ndërsa për atë të Tiranës nuk është marrë ende asnjë vendim. Kompanitë e Lefter Kokës PIVOT04 dhe A.S Group janë të vërtetuara si fiktive, me qëllim marrjen e parave të shqiptarëve.

Në kompaninë PIVOT04 figuron i regjistruar Arbër Denizi, e cila është regjistruar në datën 29 qershor 2016 dhe 40.000.000 lekë, ndërsa kompania tjetër A.S Group është krijuar në datën 17 tetor 2017, me ortakë Jonid Murati dhe Skerdi Bello, të cilët kanë përfituar 20.000.000 lekë. Pra në total, nga dy kompanitë e Lefter Kokës janë përfituar nga inceneratori i Tiranës 60.000.000 lekë.

Çfarë pret SPAK?

Provat tashmë janë bërë publike, nga mediat por edhe nga LSI.

Çfarë prove kërkon SPAK që të veprojë siç presim të gjithë, e të shpëtojë paratë e shqiptarëve para se kësti i radhës tek Tirana të përfundojë në offshore për tu humbur përgjithmonë.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në datën 20 shkurt në një postim në rrjetin social Facebook shkruante përfituesi i 500 mijë euro nga inceneratori i Tiranës është Lefter Koka.

?Nga njëra anë rriste taksat, e nga ana tjetër, Erion Veliaj i siguronte me firmën e tij, pa miratimin e Këshillit Bashkiak, një pagesë minimale të garantuar për 30 vjet, inceneratorit të Tiranës.

Lefter Koka, tashmë me CV të pasur nga Elbasani dhe Fieri, ka përfituar deri në dhjetor 2021, të paktën 500 mijë euro nga inceneratori i Tiranës.

Po po, është e vërtetë, mos u habisni, ish Ministri Koka ka marrë qokë 500 mijë euro deri në atë moment, përmes dy kompanive fiktive të lidhura me të, PIVOT-04 dhe A.S Group.

SPAK duhet menjëherë të urdhërojë Qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës të ndalojë pagesat ndaj inceneratorit, roli i vetëm i të cilit ka qënë qarkullimi i parave nga buxheti i Qeverisë dhe Bashkisë në xhepat e Rilindjes!

Ruaj bindjen e plotë, se edhe përtej intimidimit nga qeveria dhe Erion Veliaj, i cili është kapur edhe në përgjim duke prezumuar se ka nën kontroll prokurorët e SPAK, ata do të dijnë të ngrihen në lartësinë e detyrës. Kanë mbështetjen time të plotë dhe inkurajoj të gjitha institucionet vendase dhe të huaja, t’i shprehin publikisht mbështetjen në këtë moment vendimtar!

Ky është moment integriteti, dhe e vërteta do na çlirojë të gjithëve!?, shkruante Kryemadhi.

Denoncimet për inceneratorët kanë qenë të shpeshta, mediat përfshitë CNA.al, TPZ, Birn apo edhe LSI ka treguar me fakte konkrete, me dokumenta abuzimin që është bërë me aferën e shekullit, ndonëse SPAK ende nuk po reagon dhe të marrë masat për inceneratorin e Tiranës./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga