LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aventurat e Bashës/ Zbulohet sa kamera ka vendosur në seli dhe çmimi i tyre

27 Mars 2022, 13:45, Politikë CNA

Ditën e sotme është çblinduar selia e PD, ku dyert e blinduara ishin vendosur nga ish kryetari Lulzim Basha.

CNA.al raportoi pak më parë se blindimi i selisë kishte kushtuar mijëra euro, ndërsa tani po zbulojmë se kush e kishte këtë ide.

Xhemal Gjunkshi ishte ideatori i blindimit të PD, ndërsa Basha realizuesi i kësaj ideje.

Por jo vetëm kaq. Nga ajo që mësoj CNA.al është edhe ?bombardimi? i selis ëme kamera sigurie, që u shtuan më tepër para protestës së 8 janarit.

Në PD janë 5 kamera të mëdha, të cilat kanë një vlerë jo të vogël, por plot 2 mijë euro copa. Veç këtyre, janë edhe 7 kamera ballore, si dhe 15 të vogla janë vendosur në pjesën e jashtme.  Në total, çmimi i të gjitha kamerave shkon në vlerën 20 mijë euro.

?Çmenduria? dhe aventurat e Lulit, kanë sjellë një shpenzim kolosal në PD./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga