LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afera e inceneratorëve/ Faktet që “kryqëzojnë” deputetin socialist, provat për SPAK

15 Mars 2022, 08:48, Denoncim CNA

Koncesioni i inceneratorëve është një ndër më të akuzuarit në Shqipëri. Një koncesion, i quajtur edhe si afera e shekullit.

Afera e inceneratorëve ka nisur në vitin 2014. Pra, pas ardhjes së Rilindjes në pushtet.

Zëri i Amerikës, Birn, CNA.al, kanë denoncuar nëpërmjet dokumenteve faktet e kësaj afere, pas së cilës dalin të njëjtët emra.

Bëhet fjalë një seri kompanish në ortakëri me njëra-tjetrën, deri edhe kompani të regjistruara në parajsa fiskale.

Ndërkohë në lidhje me aferën e inceneratorëve, një ish-ministër është vënë në pranga.

Pas një hetimi të SPAK në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është vënë në pranga, dhe mesa duket ka një tentatitë për ta mbyllur këtë aferë me Lefter Kokën.

Por, kjo aferë nuk fillon dhe as nuk mbaron tek Lefter Koka. Ka të tjerë zyrtarë socialistë, të cilët duhet të përgjigjen para drejtësisë. Mes tyre është edhe Alqi Bllako, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, sot deputet i Partisë Socialiste.

Deputeti i PS, Alqi Bllako është një nga personat kyç të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Bllako ka qenë Sekretar i Ministrisë së Mjedisit gjatë periudhës kur janë miratuar lejet për inceneratorët dhe firma e tij rezulton në një numër të madh dokumentesh, për të cilat duhet të japë shpjegime para drejtësisë.

Ndërkohë një tjetër detaj që hedh dyshime të forta është edhe punësimi i vëllait dhe babait të Alqi Bllakos.

Babai dhe vëllai i Alqi Bllakos kanë qënë të punësuar në kompanitë e pronarëve të inceneratorëve.

Një fakt I tillë është pranuar edhe nga vetë  administratorja e firmës koncesionare të inceneratorit të Tiranës, Arjola Kodra, gjatë dëshmisë së saj në Komisionit Hetimor Parlamentar për Inceneratorët.

Kodra pranoi se Edmond Bllako, babai i Alqi Bllakos ka qenë i punësuar në këtë kompani.

Më tej, CNA.al ka zbuluar dokumentet që tregojnë pagat e majme, që ka marrë babai i Alqi Bllakos.

Dokumentet tregojnë se Edmond Bllako është paguar nga inceneratori i Tiranës ku ka qenë i punësuar, në 16 muaj 14.964.900 lekë. Këto të ardhura janë përfituar në tre mujorin e fundit të vitit 2018, në vitin 2019 dhe në janar të vitit 2020.

Por jo vetëm kaq. Vëllai i deputetit të PS ka qenë tek kompania Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe.

Vëllai i Bllakos ka shkuar tek kjo kompani në kohën kur 51% të aksioneve i bleu Em Capital Group. Kjo kompani është themeluar në Bullgari dhe aksionerë janë Klodian Zoto, Mirel Mertiri dhe Eva Blushi.

Pra, vëllai i Alqi Bllakos dhe babai i tij janë paguar nga pronarët e një prej koncesioneve më të akuzuar në Shqipëri, për të cilin është vënë në pranga edhe një ish-ministër.

Ndërsa Alqi Bllako sot mesa duket ?gëzon shpërblimin? e firmave të tij, dhe është deputet i PS, në Kuvendin e Shqipërisë.

Faktet janë aty, dokumentet janë publike, dhe një provë e fortë për sistemin e drejtësisë, reformën dhe institucionet e reja të dala prej saj.

Afera e inceneratorëve nuk fillon dhe as nuk mbaron me Lefter Kokën./CNA.al

Gazetari publikon dokumentin/ Felaj kundër inceneratorëve, procedurat ndiqeshin nga Alqi Bllako

?Babai i Alqi Bllakos përfitoi 10 mln lekë për 16 muaj?/ Kryemadhi: 2022 viti i drejtësisë së vërtetë

Alqi Bllako në komision/ Babai dhe vëllai i tij punuan në kompanitë e pronarëve të inceneratorëve

51 fakte dhe dokumente për aferën e inceneratorëve

Lajmet e fundit nga