LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto ekskluzive/ Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Giuseppe Caffaglione

26 Shkurt 2022, 09:40, Aktualitet CNA
Foto ekskluzive/ Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Giuseppe Caffaglione

Koncesioni i inceneratorëve, i quajtur edhe si afera e shekullit, është ndër më të akuzuarit në Shqipëri.

Një aferë e nisur në vitin 2014, pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, ku vetëm kontrata koncesionare janë 178 milionë euro, për tre inceneratorë. Pra, 22 milionë euro në Elbasan, 28 milionë euro në Fier dhe 128 milionë euro në Tiranë.

Bëhet fjalë një seri kompanish në ortakëri me njëra-tjetrën, deri edhe kompani të regjistruara në parajsa fiskale.

Qindra milionë euro, ku ndërlidhen të njëjtët emra, të njëjtët personazhe, por me emra kompanish të ndryshme, të cilat fillojnë në Tiranë, përfundojnë në Maltë dhe në Hollandë.

Ndërkohë sot CNA.al publikon një foto ekskluzive, të personave që qëndrojnë pas koncesionit të inceneratorëve.

Në foton më poshtë shfaqen Mirel Mërtiri, bashkëjetuesi i Stela Gugallës, ai që është konsideruar edhe si ?truri? i incenerarorëve.

Italiani Giuseppe Caffaglione, emrin e të cilit e gjejmë si drejtor edhe në kompaninë ?Geogenix? në Hollandë. (Lexo këtu))

Elton Baulli, drejtor Kantieri i Integreted Energy BV SPV, kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës.

Si dhe Klodian Zoto, pronari i kompanisë ITS (Integreted Technology Services), e cila qëndron në majën e piramidës së kompanive që kanë marrë koncesionin e inceneratorëve.

Nga ana tjetër kujtojmë këtu se inceneratorët janë tashmë objekt hetimi i drejtësisë.

Pas një hetimi të SPAK në lidhje me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit, është vënë në pranga ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka si dhe janë shpallur në kërkim Stela Gugallja, pronarja e inceneratorit të Elbasanit, si dhe Klodian Zoto, i cili ka ndërtuar inceneratorin nëpërmjet kompanisë së tij ITS.

Ndërsa në hetim janë edhe dy inceneratorët e tjerë, ai i Tiranës dhe i Fierit./CNA.al

Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave

51 fakte dhe dokumente për aferën e inceneratorëve

FOTO-FAKT/ Koncensioni 128 milionë euro vetëm një kapanon

?Fluturojnë? inceneratorët/ Qindra mijëra dollarë për agjenci turistike

Afera e inceneratorëve/ Zbulohet ku shkuan miliona eurot e paguara për agjencitë turistike

Inceneratorët/ Si Klodian Zoto mori kontratën në 2017 dhe në të njëjtën ditë e shiti fiktivisht tek biznesmenët italianë

Nuk kanë fund skandalet me inceneratorët/ Miliona për Stela Gugallën dhe Klodian Zoton

Skandali me inceneratorët/ Si përfitoi miliona lekë Klodian Zoto

Ben Blushi kapet me “presh në dorë”/ Këmbanë alarmi për SPAK

Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Zbulohen dokumentet që ?fundosin? Ben Blushin/ Ortak me pronarët e inceneratorëve

Lajmet e fundit nga