LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ortakëritë miliona euro të inceneratorëve/ Jorida Tabaku dhe SPAK “mbrojnë” Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin?

18 Shkurt 2022, 10:46, Denoncim CNA

Kuvendi i Shqipërisë ka ngritur një Komision Hetimor për koncesionin e inceneratorëve, të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Një koncesion, ku vetëm kontrata fillestare për të tre inceneratorët është 178 milionë euro, por që sipas një raporti të KLSH, vlera reale arrin në 430 milionë euro.

Komisioni Hetimor, ka thirrur një listë dëshmitarësh, por duket se janë marrë ?në mbrojtje?, ortakëritë miliona euro, të pronarëve të inceneratorëve.

Bëhet fjalë për ortakëri në kompani të tjerë, me pronarë apo edhe ish-drejtues mediash.

Inceneratorët në Shqipëri, një koncesion i shumë akuzuar, i quajtur edhe si afera e shekullit, kanë shtrirë tentakulat e tyre edhe në media, ku përtej pagesave qindra mijë euro, për televizione, gazetarë, apo edhe deri portale periferike, qëndrojnë edhe ortakëritë mediatike.

CNA.al ka treguar nëpërmjet dokumenteve ekskluzive, tre kompani, ku ish-drejtori i Top Channel, Ben Blushi dhe aksionerja e këtij telvizioni, janë në ortakëri në kompani të ndryshme me pronarët e inceneratorëve.

Pra, Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi, janë në ortakëri me persona të shpallur në kërkim, në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Së pari, është EM Capital Group, ku aksionerë janë Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, dhe bashkëshortja e Ben Blushit, Eva Blushi.

Më tej, është po kjo kompani e cila vjen në Shqipëri dhe për 2.2 milionë dollarë blen brandin Lori Kafe, e cila ?rastësisht? ka të njëjtët pronarë me Top Channel.

Një kompani e tretë është Kudo Pay, ku ortakë janë Ben Blushi, Vjollca Hoxha dhe Stela Gugallja, pronarja e inceneratorit të Elbasanit, e shpallur në kërkim.

Por, mesa duket Jorida Tabaku, e cila drejton Komisionin Hetimor Parlamentar, ka marrë ?në mbrotje? ortakëritë miliona euro dhe nuk thirr në Komision të dëshmojnë Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi.

Por, mesa duket nuk është vetëm Jorida Tabaku, që nuk thirr të dëshmojnë ortakët e personave në kërkim, por edhe SPAK duket se ka bërë ?një vesh shurdh e një sy qorr?.

SPAK po heton me hapin e breshkës dy inceneratorët atë të Tiranës dhe Fierit, dhe për më tepër duket se ende nuk ka hetim për ortakët e pronarëve të tyre në media.

SPAK ka zhvilluar një hetim për inceneratorin e Elbasanit, ëshë vënë në pranga ish-ministri I Mjedisit, Lefter Koka si dhe janë shpallur në kërkim Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.

Por, çfarë ka ndodhur me hetimet për inceneratorin e Tiranës dhe Fierit?

A po hetohen edhe ortakëritë miliona euro, të pronarëve të inceneratorëve me Ben Blushin dhe Vjollca Hoxhën?

Lefter Koka nuk është ?koka? dhe SPAK duhet të tregojë që është në lartësinë që presin qytetarët shqiptarë dhe afera e inceneratorëve të hetohet, fillim e mbarim. Të kryqëzohen kompanitë, dhe të hetohen edhe ortakëritë në media.

Vetëm duke e hetuar të plotë këtë aferë, SPAK do tregojë që vertetë po heton dhe lufton korrupsionin./CNA.al 

Pse Jorida Tabaku nuk flet për ortakëritë e Vjollca Hoxhës dhe Ben Blushit me inceneratorët?!

Ekskluzive/ Inceneratorët 1.3 milionë dollarë pagesa për kompaninë në pronësi të gruas së Ben Blushit?!

Ortakëritë e Ben Blushit me të kërkuarit e inceneratorëve/ SPAK përballë fakteve

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?

Ortakëritë e Ben Blushit me të kërkuarit e inceneratorëve/ SPAK përballë fakteve

Lajmet e fundit nga