LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kontrata skandaloze e Benet Becit/ NOA Energy, miliona euro borxh KESH-it

18 Shkurt 2022, 10:27, Denoncim CNA
Kontrata skandaloze e Benet Becit/ NOA Energy, miliona euro borxh KESH-it

Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë në lidhje me aferën KESH-NOA, një skandal ky i denoncuar nga CNA.al, me dokumente zyrtare dhe ekskluzive.

CNA.al ka mësuar se kompania NOA Energy Trade, i detyrohet Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, rreth 25 mijë megavat energji.

Kjo ka ardhur për shkak të një kontratë të ish-drejtorit të KESH, Benet Beci, me kompaninë private NOA Energy Trade.

Kujtojmë këtu se bëhet fjalë për një kontratë, e cila ka nisur 14 orë para, se sa Benet Beci, ish-kreu i KESH-it, të largohej nga detyra me dorëheqje.

Me datën 4 mars 2021, një kompani private NOA Energy i kërkoi KESH-it, një marrëveshje, e cila ka të bëjë me depozitimin e energjisë.

Në datën në datën 9 mars, KESH i ka dërguar kërkesën për shprehje interesi, Entit Rregullator të Energjisë dhe Autoritetit të Konkurencës, përgjigja e të cilit ka ardhur me datë 12 mars.

Por, skandali i kësaj kontrate qëndron pikërisht në oraret e shkëmbimit të energjisë.

Kur energjia blihet me çmim të shtrenjtë, në kohën e pikut dhe kërkesës më të lartë të kësaj energjie, kur ka pasur raste që çmimet janë ?çmendur?, KESH e nxjerr jashtë dhe e merr gjatë natës, kur çmimi është shumë herë më i lirë dhe askush nuk ka nevojë për energji.

Duke bërë që kompania private të fitojë miliona euro, ndërsa KESH merr cikërrima.

Por, përtej kësaj ajo që ka ndodhur më pas është skandal me vete.

Kompania private NOA Energy Trade, nuk ka respektuar marrëveshjen dhe nuk i ka kthyer energjinë KESH.

Burime zyrtare për CNA.al bëjnë të ditur se janë rreth 25 mijë megavat, të cilat nuk i janë kthyer KESH-it, nga NOA Energy Trade, sikurse ishte parashikuar në kontratë.

Dhe me një përllogaritje të thjeshtë me çmimin e tregut sot, i cili është rreth 200 euro për MW/H, i bie që kompania NOA Energy Trade t?i detyrohet KESH, rreth 5 milionë euro.

Pra, energjia e marrë nga KESH dhe e pakthyer, sikurse e kishte në kontratë, duke e llogaritur me çmimin e tregut, rreth 200 euro për MW/H, i bie rreth 5 milionë euro.

Janë rreth 25 mijë megavat energji, diferenca që kompania NOA Energy Trade, duhet t?ia kishte kthyer KESH-it, ose minimalisht një pagesë prej rreth 5 milionë euro.

Ndërsa KESH ndodhet në një periudhë të vështirë, financash dhe me rritjen e çmimit të energjisë, kompani private si NOA, I detyrohen 5 milionë euro Korporatës. Dhe KESH është institucioni i dëmtuar, i cili duhet të insistojë për të marrë lekët të cilat janë sasi energjie që vetë ia ka dhënë kompanisë private.

Ndërsa kompania private nuk ka respektuar marrëveshjen, duke mos kthyer energjinë./CNA.al

Qeveria nuk ndal pagesat për klientët e saj/ Miliona për Gentian Sulën e skandalit të KESH, zbulohet ?loja? me kompaninë

Afera KESH-NOA/ Skandali që ?fundos? të besuarin e Ramës?

Zbardhen të tjera detaje nga abuzimi i KESH/ CNA.al sjell dokumentet, dy institucione përfshihen në skandal

Pse Basha nuk flet për aferën KESH-NOA?!

Zbardhen të tjera detaje nga abuzimi i KESH/ CNA.al sjell dokumentet, dy institucione përfshihen në skandal

Afera KESH-NOA/ Drejtësia palë me korrupsion, SPAK trembet nga të paprekshmit?

Afera KESH-NOA dhe heshtja e të gjithëve

Lajmet e fundit nga