LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thellohet afera e inceneratorit të Tiranës/ Ndërtoi pa leje?!

14 Shkurt 2022, 08:51, Denoncim CNA

Inceneratori i Tiranës, një kontratë koncesionare e firmosur në vitin 2017, është një aferë e ?kapur gjallë?, nga një raport i një prej institucioneve shtetërore.

Nuk janë më mediat apo politika, por është Kontrolli i Lartë i Shtetit që ka zbardhur këtë aferë.

Sipas raportit të KLSH, kontrata është shkelur nga palët.

?Si pasojë e veprimeve dhe mos veprimeve si dhe shmangies nga detyrimet e përcaktuara në kontratë si nga AK ashtu edhe nga Koncensionari, janë shkaktuar vonesa të konsiderueshme në afatin e fillimit dhe vijimit të punimeve të projektit.

Edhe pas fillimit të punimeve, pjesa më e madhe e Loto-eve janë jashtë afateve të përcaktuara në Grafikun e Punimeve, si pasojë e të cilave ende nuk kemi në pordorim një implant për trajtimin e mbetjeve dhe prodhimin e energjisë”.-konstaton KLSH në raportin e performancës.

Koncesionari ka tentuar të justifikojë vonesat në punime, duke thënë se është zbardhur me vonesë leja ndërtimore, nga Bashkia e Tiranës. Këtë e deklaruan në prani edhe të përfaqësuesve të parlamentit por edhe në media publikisht disa zyrtarë.

Sipas koncesionarit dhe mbrojtësve të tyre, për inceneratorin e Tiranës, leja ndërtimore është zbardhur në vitin 2020.

Por, duket se dardha e ka bishtin prapa dhe inceneratori i Tiranës, vazhdon të shkojë nga skandali në skandal.

Nëse leja ndërtimore është zbardhur në 2020, si ka mundësi që punimet kanë nisur para 2020-es?

Kur ska pasur leje pse janë zhvilluar punime ndërtimore në shkelje të ligjit, që në fakt është vepër penale dhe dënohet me burg, kur ndërton në tokën e tjetrit arrestohesh. Sipas ligjeve në fuqi.

Elton Bualli, drejtori Teknik i inceneratorit të Tiranës, në një intervistë mediatike ka deklaruar se ?Ky projekt është në fazë ndërtimore. Kjo është procedurë e mirëpërcaktuar brenda afateve. Leja e ndërtimit është një periudhë 6 vjeçare. Puna filloi më 1 janar 2018, kur koncesionari mori landfillin e Tiranës. Dhe nga ai moment filloi aktiviteti menjëherë për rehabilitimin e zonës së Tiranës?.

Afati për përfundimin e punimeve është për një periudhë 6-vjeçare. Tashmë jemi në vitin 2022 dhe në Tiranë nuk ka incenerim të mbetjeve. Ka vetëm një landfill dhe punime të kryera në disa zëra sipas konstatimeve të KLSH.

Ku është inceneratori?

Nëse punimet janë jashtë afatit të parashikuar në kontratë, atëherë kush duhet të mbajë përgjegjësi?

Ndërkohë më poshtë ne po sjellim, tre video. Janë tre kronika televizive, përkatësisht në televizionet Top Channel, Tv Klan dhe Vizion Plus, sipas të cilave punimet në landfillin e Sharrës kanë filluar para vitit 2020. Ndërsa koncesionari pretendon se leja ndërtimore nga Bashkia e Tiranës është zbardhur në 2020.

Në një kronikë të Tv Klan, të muajit shkurt 2019, thuhet se prej janarit të vitit 2018 menaxhimi i mbetjeve në landfillin e Sharrës, bëhet nga kompania Integreted Energy BV SPV.

Nga ana tjetër një ndër punonjësit pranon se kanë filluar punimet.

?Është mbyllur faza e parë e kapsulimit. Janë bërë 80 mijë metër katëror kapsulim.

Aktualisht vazhdon menaxhimi i mbetjeve të ngurta të bashkisë së Tiranës dhe inertet që vijnë nga subjekte të ndryshme?-tha punonjësi për TV Klan.

Pra, punimet kanë nisur para 2020, sipas kësaj kronike. Sepse janë kryer punime civile për vendet e hedhjeve të mbetjeve urbane por edhe atyre të ngurta.

Shkojmë më tej në 8 dhjetor 2020, ku Vizion Plus i kushton një kronikë landfillit të Sharrës.

Në kronikë thuhet ?Prej dy vitesh kompania koncesionare ka nisur nga puna për zbatimin e një projekti kompleks i cili nuk është i fokusuar vetëm në ndërtimin e inceneratorit?

Elton Baulli, drejtor Kantieri i Integreted Energy BV SPV, deklaronte në atë kohë se ?Ka përfunduar ndërtimi i qelizës së parë të mbetjeve të ngurta urbane. Është në përfundim procesi i kapsulimit i cili parashikohet të mbyllet shumë shpejt, i landfillit të vjetër të Tiranës.?

Qeliza që u ndërtuan pa leje?!

Ndërsa një kronikë të Top Channel, në maj të vitit 2020, thuhet se ?Në 2018 landfilli i Sharrës i është dhënë kompanisë koncesionare Integreted Energy për një afat 30-vjeçar. Dhe brenda një sipërfaqe prej 106 hektarësh këtu përpunohen 700 ton mbetje çdo ditë.?.

Kronika e Top Channel tregon se në maj 2020 hidhet beton në zonë. Si hidhet beton e ngrihen objekte pa leje?

Atëherë si ka mundësi që është punuar pa leje ndërtimi? A nuk është kjo një shkelje ligjore?

Në këtë kronikë, del edhe Giuseppe Caffaglione, emrin e të cilit e gjejmë si drejtor edhe në kompaninë ?Geogenix? në Hollandë. (Lexo këtu)

Sipas materialeve më sipër, dhe deklarimeve të tyre, është marrë në 2018 dhe kanë nisur punimet.

Pra, nga njëra anë thonë se ?leja është zbardhur me vonesë?, dhe nga ana tjetër pranojnë se janë kryer punime që prej vitit 2018.

Sot jemi përballë faktit që thuhet se prej disa vitesh kryhen punime.

Nëse ka pasur leje ndërtimi, gjithçka është në rregull vetëm se inceneratori i Tiranës nuk është ?ok? me afatet , duhet të rrisë ritmet shumë herë më tepër.

Dhe nga ana tjetër, nëse leja është zbardhur në 2020 është në rregull ma afatet kohore, por ja shkelur ligjin duke filluar punimet, ndërkohë që nuk ishte zbardhur leja. Këtu ka vepër penale.

Pra, nëse leja është marrë në 2020, atëherë për dy vite, pra nga 2018 deri në 2020, është ndërtuar pa leje?

Si mund të ndërtojë pa leje, duke shkelur ligjin?

Qytetarët shqiptarë përfundojnë në burg, qoftë edhe për çati nëse ndërtojnë pa leje. E nga ana tjetër koncesionari i inceneratorit të Tiranës ndërton një landfill, hap gropa, bën rrethimin e qindra-mijëra metra, pa leje ?

Mbi çfarë plani urbanistik?

Nga ana tjetër në raportin e KLSH thuhet se volumet e punimeve të kryera janë 60-70%.

Nëse kanë filluar në 2020, kohën që pretendojnë se kanë marrë lejen nga bashkia, si ka mundësi që për një vit e gjysëm kanë kryer 60-70% të punimeve në disa zëra?

Është e pamundur që puna e katër viteve, të bëhet për një vit e gjysëm.

Ose është mashtruar me fizibilitetin ose punimet janë filluar më parë.  Faktet vërtetohetn edhe nga pagesat e kryera.

Një tjetër detaj që shtojnë dyshimet, janë faturat.

CNA.al ka mësuar se ka fatura që janë paguar beton, hekur, etj.

Si nuk ke ndërtuar kur ke marrë beton? Faturat janë në 2019 dhe leja në 2020?

Pse është paguar? E kanë gëlltitur betonin?

Raporti i KLSH thotë se disa punime janë kryer deri në 60-70% dhe pretendohet të mbarohen.

Si ka mundësi që janë duke mbaruar nëse kanë filluar në 2020-2021. Pra, në kohën e pandemisë.

Kjo do të thotë që ose ke gënjyer me volumet, ose është jashtë afateve dhe pretendimi se leja është zbardhur në 2020 po përdoret si argument për të shpëtuar.

Kur s?ka pas leje për çfarë janë përdorur betoni, hekuri?

Nuk ka dy të vërteta, por vetëm një.

Ose punimet kanë nisur në 2020, dhe është gënjyer me volumin e tyre, gjë që nuk mund të besohet pasi e ka provuar KLSH.  Ose punimet kanë filluar para 2020 dhe është shkelur ligji, duke bërë një ndërtim pa leje, punimet përpara lejes janë të provuara me zë dhe figurë

Janë kryer gërmime dhe është në katin e dytë një objekt zyra, sipas videos një kapanon është në përfundim dhe janë pamje në 2019 dhe majj 2020. Leja është dhënë pikërisht në 2020, si u ndërtuan objektet por edhe vend depozitimet kur ska pasur leje? Si u ndërtuan gardhet, vend rojet etj etj, kur ska pasur leje?

Fillimi i punimeve me vonese dhe pritja e zbardhjes së lejes është përdorur si argument për tu justifikuar, por faktet na thonë se është punuar në Sharrë sipas deklarimeve të vetë zyrtarëve që në vitin 2018. Por pagesa 29 euro/ton, ka filluar sipas raportit të KLSH nga viti 2018, edhe pse ska pasur incenerator dhe procesi nuk kryhej i plote.

Punimet janë prapa në kohë sepse ska pasur leje pasi ajo është zbardhur në 2020, apo është ndërtuar pa leje që në 2018 dhe këmi volume e punimeve dhe videot që tregojnë një realitet tjetër? Faktet janë me zë e figurë, përgjigjet ligjore duhet ti gjejë drejtësia./CNA.al

Koncesioni 128 milion euro/ Plas skandali në Shqipëri, kompania ndryshon emër në Hollandë

Inceneratori i Tiranës/ Provat që ?fundosin? zyrtarët e lartë

51 fakte dhe dokumente për aferën e inceneratorëve

FOTO-FAKT/ Koncensioni 128 milionë euro vetëm një kapanon

Lajmet e fundit nga