LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ortakëritë e Ben Blushit me të kërkuarit e inceneratorëve/ SPAK përballë fakteve

14 Shkurt 2022, 10:05, Denoncim CNA

Koncesioni i inceneratorëve, është ndër më të akuzuarit në Shqipëri dhe afera më e madhe korruptive, e këtyre 30 viteve demokraci.

Një koncesion, që fillon në Elbasan me 22 milionë euro, shkon në Fier me 28 milionë euro dhe vjen në Tiranë, me një kontratë 128 milionë euro.

Koncesioni i inceneratorëve, është tashmë një dosje në hetim nga drejtësia. Një ish-ministër është vënë në pranga, ndërsa dy persona janë shpallur në kërkim. Pra, Stela Gugallja, pronarja e inceneratorit të Elbasanit, dhe Klodian Zoto, personi që ka ndërtuar inceneratorët nëpërmjet kompanisë së tij ITS, tashmë janë në kërkim nga drejtësia.

Por, tentakulat e pronarëve të këtij koncesioni, duket se janë shtrirë edhe në media, ku nuk mungojnë edhe ortakëritë me ish-drejtues mediash.

Një ndër personat, në ortakëri në kompani të ndryshme me pronarët e inceneratorëve, është edhe ish-politikani dhe ish-drejtori i Top Channel, Ben Blushi.

Janë të paktën, tre kompani, ku Ben Blushi del në ortakëri me të kërkuarit e inceneratorëve.

Së pari është kompania EM Capital Group. Një kompani e themeluar në Bullgari dhe ku Klodian Zoto ka 34% të aksioneve, Mirel Mërtiri 33% të aksioneve, dhe Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit, ka 33% të aksioneve.

Pra, bashkëshortja e Ben Blushit del ortake në kompaninë Em Capital Group, e themeluar në Bullgari, me dy personat kryesorë që dalin në skemën e inceneratorëve, Klodian Zoto, dhe ai që është quajtur edhe si ?truri? i tyre, Mirel Mërtiri.

Ndërkohë një tjetër detaj, që ngre dyshime është fakti se inceneratorët kanë bërë pagesa miliona dollarë, drejt Bullgarisë.

Sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al, Kompanitë e inceneratorëve kanë paguar një shumë prej afërsisht 1.3 milionë dollarë, në dy fatura, drejt Bullgarisë.

Janë dy fatura. E para është 94.8 milionë lekë të reja (94.812.599), rreth 940 mijë dollarë. Pra, rreth 940 milionë lekë. Dhe fatura e dytë është me vlerë 39 milionë lekë të reja, ose rreth 390 mijë dollarë (39.066.254).(Lexo këtu)

Këto para janë çuar drejt Bullgarisë.

Më tej, është po kjo kompani, EM Capital Group, e cila vjen në Shqipëri dhe për 2.2 milionë dollarë blen 51% të aksioneve të Valtelina Kafe, që mban emrin tregtar Lori Kafe dhe që ?rastësisht? ka të njëjtët pronarë me Top Channel. Dhe kjo ndodhi në kohën që Top Channel drejtohej nga Ben Blushi dhe Vjollca Hoxha.

Shkojmë më tej, tek një kompani e tretë, e cila quhet KUDO PAY, ku Ben Blushi del hapur me emrin e tij.

Në këtë kompani janë bashkëortakë Stela Gugallja, pronarja e inceneratorit të Elbasanit, e shpallur në kërkim nga drejtësia, aksionerja e Top Channel, Vjollca Hoxha dhe ish-drejtori i këtij telvizioni Ben Blushi.

Ben Blushi dhe Vjollca Hoxha dalin hapur me emrat e tyre në ortakëri me një ndër personat e inceneratorëve, të shpallur në kërkim.

Ortakët mediatikë në Tiranë bëjnë edhe avokatinë publike, si shumë media të paguara nga inceneratorët.

Faktet janë fakte, dokumentet janë aty dhe SPAK, tashmë ka në dorë ?gurin e provës?.

SPAK, duhet të jetë në nivelin e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë dhe jo vetëm, dhe të hetojë të plotë dosjen e inceneratorëve, përfshirë edhe ortakëritë me pronarë apo edhe ish-drejtues mediash./CNA.al

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?

Ekskluzive/ Inceneratorët 1.3 milionë dollarë pagesa për kompaninë në pronësi të gruas së Ben Blushit?!

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?

Ekskluzive/ Dalin hapur, Ben Blushi, Vjollca Hoxha dhe pronarët e inceneratorëve themelojnë kompani në Tiranë

Lajmet e fundit nga