
Prej dy vitesh jeton me shtyllat e tensionit të rrëzuara në oborr, pas ndërhyrjes së Fiksit OSHEE do t’i rregullojë
Agim Hila një banor i fshatit Vajkan në qytetin e Fierit ka ...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA.al, ku në qendër të akuzave është Lavdrim Sahitaj, kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut.
Në denoncim thuhet se Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë një auditimi ka gjetur shkelje të rënda flagrante, të drejtorit Sahitaj dhe të disa zyrtarëve të tjerë të këtij institucioni.
Auditimi është zhvilluar vitin që shkoi me datë 14.06.2021 deri më 6.08.2021, për periudhën 01.01.2019 deri me 30.06.2021.
Por sipas denoncimit në fjalë, pavarësisht rekomandimeve të KLSH, kreu i ISHMT-së, Sahitaj nuk ka zbatuar asnjë rekomandim.
Pas leximit të raportit të KLSH, CNA.al po sjell sot denoncimin, shkeljet që paraqet raporti i KSLSH si dhe qëndrimin e kreut të ISHMT-së, Lavdrim Sahitaj.
Sipas denoncimit, shkeljet janë të shumëllojshme duke filluar që nga procedurat e prokurimit, ku janë favorizuar në mënyrë të hapur dhe pa pyetur për ligjin kompanitë qe ka dashur titullari.
?Shkelje shumë e rëndë është gjithashtu gjithë procedura e marjes me qera e godinës për zyrat e institucionit ku shkeljet janë ulëritëse, pasi është marrë me qira nje objekt ku njëri kat i tij ka qenë i bllokuar me barrë hipotekore (kontrata nuk është lidhur në prani të noterit, por ka dyshime se qiraja ndahet përgjysëm).
Gjithashtu në shkelje të ligjit i është dhënë pronarit të objektit 6 muaj paradhënie për të rregulluar godinën kur në shpalljen e njoftimit për marrje me qira të objektit është përcaktuar që godina duhet të jetë funksionale në momentin e lidhjes së kontratës?, thuhet në denoncim.
Pra, në këtë rast, sipas denoncimit por edhe sipas KLSH-së kemi të bëjmë me shpërdorim të lekëve të buxhetit të shtetit të cilat janë lekët e taksapaguesve shqiptar.
CNA.al ka i dërguar një shkresë zyrtare institucionit të Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut, për të gjitha shkeljet e lartpërmendura të konstatuara nga KLSH por edhe të radhitura në denoncim.
Në një përgjigje për CNA.al, kreu i ISHMT, Lavdrim Sahitaj, thotë se ka marrë masa menjëherë për sistemimin dhe adresimin e rekomandimeve të KLSH-së, duke krijuar plan veprimi me afatet dhe persona përgjegjës.
Në lidhje me problematikën e konstatuar nga KLSH për objektin me qira ku ndodhet institucioni, Sahitaj thotë se janë ndjekur rregullat e prokurimit publik për përzgjedhjen e një godinë për ushtrimine aktivitetit në mungesë të një kuadri ligjor specifik që rregullon këtë gjë.
?Me konstatimin e KLSH-së pronarri të godinës i janë kërkuar kartelat e pasurisë të cilat i disponoj ISHMT dhe ato janë të pastra nga çdo barrë hipotekore. Përgjatë të gjithë ushtrimit të veprimtarisë në këtë godinë ISHMT nuk është cënuar asnjë moment nga persona të tretë, të cilët pretendojnë të drejta mbi këtë godinë. Lidhja e kontratave të institucioneve buxhetore nuk është detyrim të bëhet në prani të noterit.
Paradhënia në vlerën 6 muajve pagesë është kryer sipas urdhër shpenzimit dt 29.10.2020, si një garanci që institucioni i ka dhënë pronarit të godinës dhe për kryestje të punimeve sepse në atë kohë institucioni ka qenë në përdorim të godinës. Në momentin që KLSH ka vlerësuar që kjo paradhënie nuk është e drejtë, ISHMT ka marrë menjëherë masat për moskryerjen e pagesave të qirasë kundrejt qiradhënësit për periudhën 1.06.2021-30.11.2021, duke zbatuar rekomandimin e KLSH-së, thuhet në përgjigjen e kryeinspektorit Sahitaj.
Në 3 procedura prokurimi, mallrat janë marrë në dorëzim jo sipas specifikimeve të kontraktuara, elementë të cilët nuk mund të maten specifikisht, por që janë pjesë përbërëse e kostos përfundimtare të produktit.
Në 4 raste për gjobat e vendosura në vlerën 700,000 lekë, të cilat janë kthyer në vendim të formës së prerë, nga ISHMT nuk janë marrë masa për ekzekutimin dhe arkëtimin, me efekt negativ financiar në buxhetin e shtetit.
14 raste (për produktet si instnunenta karburanti, lodra, etj), në këtë procedurë, nuk dokumentohet me foto vendosja shenjave dalluese të bllokimit/vendosja e masës “bllokim”, si dhe administrimi i produkteve të bllokuara në magazina të dedikuara për këtë.
18 raste është konstatuar se nga inspektorët nuk është përcaktuar afati konkret për korrigjimin e shkeljeve nga subjekti i inspektuar, si dhe në 12 raste është konstatuar se në inspektimet, në të cilat është përcaktuar afati konkret për korrigjimin e sbkeljeve, nga ISHMT nuk është autorizuar ri-inspektimi për verifikimin e korrigjimit të tyre.
26 raste nuk dokumentohet mostërmarrja si dhe nuk pasqyrohet metoda e përdorur për analizimin e tyre, kryesisht në produktet e parapaketuara dhe lodrat.
13 raste mostërmarrja është bërë në mungesë të kompetencave ligjore për marrjen dhe testimin e tyre.
54 raste procesverbali i inspektimit nuk jep infoemacion të detajuar për veprimet e inspektorëve përgjatë inspektimit, ku theksojmë se në 32 raste nga 54 gjithsej, në dosjen e inspektimit administrohet një dokument “ëord” jozyrtar dhe i pamiratuar, në të cilin pasqyrohen dhënat për produktet e inspektuara, të dhëna të cilat duhet të pasqyrohen në.procesverbalin e inspektimit
60 raste ndaj subjekteve që kanë qenë në shkelje të ligjit nuk është marrë masë administrative gjobë, si dhe në 22 raste në 66 gjithësej veç niasës administrative gjobë nuk është vendosur ndalimi i përdorimit të instrumentit matës të karburantit, matësave të ujit, tregëtimit të produkteve të ndryshme elektrike, korrigjimit të shkeljeve, njoftimit të konsumatorit.
Pas shkeljeve të shumta ligjore, KLSH, ka kërkuar jo vetëm marrjen e masave disiplinore por edhe largim nga puna të zyrtarëve të ISHMT-së.
Në denoncimin e mbërritur pranë CNA.al, thuhej se disa nga punonjësit, u detyruan të japim dorëheqjen para raportit përfundimtar pas presionit nga ana e titullarit për gjoja shkelje nga ana e tyre.
Por, kreu i ISHMT-së, Lavdrim Sahitaj e hedh poshtë këtë pretendim.
?Për çdo punonjës për të cilin është propozuar masë disiplinore nga KLSH, ISHMT, ka ngritur procedimet disiplinore sipas parashikomeve ligjore të cilat një pjesë janë mbyllur me vendim dhe disa janë në proces. Ju informsojmë se ISHMT nuk ka kërkuar dorëheqjen e asnjë punonjësi?, thuhet në përgjigjen e Sahitajt për CNA.al.
Ndërsa në lidhje me rastin e një nga drejtorëve të ISHMT-së në sektorin e mbikqyrhes së produkteve Julian Llupo që është propozuar nga KLSH me masën disiplinore ?Largim nga shërbimi civil?, Sahitaj thotë se i njëjti nuk është më pjesë e institucionit.
?Për nëpunësin, z.Julian Llupo me funksion drejtor, për të cilin është ngritur komision disiplinor me datë 16.11.2021 ju informojmë se me 21.12.2021 ka bërë kërkesë për pezullim nga shërbimi civil. Me datë 27.12.2021 Komisioni Disiplinor ka marrë vendim dhe z. Llupo ka shkëputur marrëdhëniet e punës me datë 05.01.2022, fakt që vërteton se gjatë procedimit disiplinor ka qenë në punë?, thuhet në përgjigjen e Sahitajt.
Sahitaj më tej thotë se KLSH për të nuk ka kërkuar shkarkim por dhënie të masës disiplinore me vërejtje, e cila nuk është pranuar nga eprori i tij, Ministrja e Financave./E.S-CNA.al
Agim Hila një banor i fshatit Vajkan në qytetin e Fierit ka ...
Një ish-studente e fakultetit të degës mami në Universitetin...
Në Gjykatën Penale të Tiranës, nesër pritet të ketë një sean...
Në emisionin Stop në Tv Klan ka ardhur një denoncim për note...
Qanie Hamitaj nga Vlora ankohet në Fiks Fare për një padrejt...
Nga Klodian Tomorri Në faqen e liqenit të Farkës shtrihet nj...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi rastin skandaloz të pedofi...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon rastin e një pedofili që n...
Në datën 12 janar 2022, emisioni Fiks Fare transmetoi denonc...
Dy çunat e SPAK që kaluan Vettingun, e jo me pak prob...
Një inspektim i Ministrisë së Financave ka zbuluar se kompan...
Reforma në Drejtësi, dhe institucionet e reja të drejtësisë,...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në drejtë...
Një njoftim nga zëdhënësi i Policisë së Shtetit: “Finalizohe...
Sistemi i ri i drejtësisë, që u ngjiz për të qenë i pavarur ...
Policia ka njoftuar sot se ka bërë një zbulim të madh. Ka ka...
Fiks Fare denoncoi veprimet e noterit Kelti Mano, i cili ësh...
Eduard Fratel Qerimi, një qytetar nga Puka, tregon për emisi...
Carlo Bollino i cili merr para sistematikisht nga pronarët e...
Ndodh edhe kështu. Mjafton ti përkasësh një force politike, ...
Një 42 vjeçar me problem të shëndeti...
Autori i vrasjes para krimit Disa foto të autorit ...
Ludjan Zaimi dhe Çaush Saliasi N...
Policia italiane Policia italiane ka arrestuar ditë...
Eksperti i ekonomisë dhe financave, Ardian Civici ka ...
Foto ilustruese Në tregun valutor ditën e sot...
Në tregun valutor, dollari sot këmbehet në blerje me 111.8 L...
Euronews Albania ka siguruar ekskluzivisht projektligjin e r...
Parashikimi i motit Shërbimi Meterologjik Ushtarak...
Pensionistët në Postë Rreth 2 mijë...
Nga Blerta Brati, mjeke mikrobiologe 1 Simptomat e p...
Shqipëria mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe ...
Lidhur me apartamentin e qytetarit Kristaq Qiqi, përm...
Denoncuesi Kristaq Qiqi Kristaq Qiqi ka blerë nj&e...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të M...
Foto e rrugës Alla Teksa qeveria dhe bashkia e Tir...
As autoritetet në Kosovë, as autoritetet në S...
Shtetet e Bashkuara do të mbyllin rrugën e fundit ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën ...
Miliarderët e botës e kanë rritur pasurin&eum...
Korça, çel sezonin turistik veror në 4 qershor...
Këngëtari me famë botërore, ikona e baladave të dashurisë, J...
Rreth 2000 persona pritet të marrin pjesë në koncertin e kën...
Nën kujdesin e konsulles së nderit të Republikës së Shqipëri...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Gjyqtari Emiljano Ruli i Gjykatës Administrative të Tiranës ...
Gjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boçi, është shkarku...
Deklarata të forta nga një ish-punonjëse e KPK-së, janë bërë...