LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U mund nga Teuta, Memelli: Terreni ishte i papërshtatshëm

28 Janar 2022, 09:54, Sport CNA
U mund nga Teuta, Memelli: Terreni ishte i papërshtatshëm

Skënderbeu u mund në shtëpinë e tij me rezultatin 0-1 nga Teuta në sfidën e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Kjo gjë sigurisht nuk i la një shije të mirë teknikut të korçarëve, Migen Memellit. Tekniku dha mendimin e tij për sa i përket sfidës.

“Terreni ishte i papërshtatshëm për të dyja skuadrat. Çdo skuadër mund të fitonte me këto detaje të caktuara. Mungesa e eksperiencës është ajo që na vret në këtë pikë. Do të shikojmë si do të jetë terreni edhe për ndeshjet e ardhshme dhe do t?i përshtatemi këtij momenti. Terreni nuk i lë ekipet të performojnë ashtu siç duhet. “

Lajmet e fundit nga