LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skënderbeu në krizë, nuk shënon gol që prej... 18 dhjetorit

28 Janar 2022, 18:38, Sport CNA
Skënderbeu në krizë, nuk shënon gol që prej... 18

Sulmi i Skënderbeut është zyrtarisht në krizë. Nuk shënon gol që nga 18 dhjetori, që përkthehet me 40 ditë ?shterpësi?. E fundit herë që kanë gjetur rrugën e rrjetës përkon me fitoren kundër Kastriotin, e cila përfundoi në shifrat 2-1.

Alfred Mensah dhe Jorgo Meksi janë të fundit që kanë shënuar për korçarët. Janë dy barazime ?të thata? dhe dy humbje minimale për të besuarit e Migen Memellit.

Kjo shton edhe më shumë domosdoshmërinë për përforcime në merkato. Bardhekuqtë kanë bërë përforcime në çdo repart, përveçse në ofensivë. Klubi është në kërkim të një ?bomberi?, ndonëse nuk kanë gjetur të duhurin. Janari nuk ofron shumë mundësi, por shpresat nuk i kanë humbur.

Lajmet e fundit nga