LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Scholz dhe Biden takohen në shkurt në Uashington

28 Janar 2022, 07:47, Kosova & Bota CNA
Scholz dhe Biden takohen në shkurt në Uashington

Zëdhënësja e presidentit të SHBA-së, Jen Psaki, deklaroi, se në takim do të ?diskutohet agresioni rus ndaj Ukrainës”. Vizita e kancelarit Scholz do të ofrojë gjithashtu mundësinë, që të theksohen ?marrëdhëniet e thella dhe të qendrueshme mes SHBA-së dhe Gjermanisë”. Në këtë kuadër do të bisedohen përpjekjet e përbashkëta diplomatike, për ta ndalur Rusinë nga një agresion i ?mëtejshëm” ndaj Ukrainës.

Psaki, të hënën (24.01) deklaroi, se Scholz muajin e ardhshëm do të pritet në Uashington, por pa përmendur konkretisht datën e vizitës. Ajo e quajti Gjermaninë në këtë kontekst ?një ndër aleatet tona më të ngushta”.

Nord Stream 2 në agjendën e bisedimeve

Për shkak të marshimit të trupave ruse në kufirin me Ukrainën Perëndimi druan, se Rusia mund të përgatisë ndërhyrjen në vendin fqinj. SHBA dhe Gjermania si dhe shtetet e tjera perëndimore e kanë kërcënuar Moskën me sanksione nëse ndërmerr hapa të tillë.

Megjithatë është e paqartë, se deri në ç’masë është e gatshme qeveria gjermane të bashkëveprojë për sanksionet. Veçanërisht në radhët e partisë socialdemokrate (SPD)  të kancelarit, është e diskutueshmë çështja e përmasave të sanksioneve. Këtu përfshihet edhe linja e diskutueshme e gazsjellësit Nord Stream 2.

Scholz nuk ka udhëtuar më përpara në SHBA në funksionin e kancelarit. Ministrja e Punëve të Jashtme e partisë ekologjiste Annalena Baerbock zhvilloi vizitën e saj të parë në SHBA në këtë pozicion në fillim të janarit./CNA.al

Lajmet e fundit nga