LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nënë Liza “përplaset” me Bushkën/ Duam drejtësi, s’ka as shtet dhe gjykatë

28 Janar 2022, 20:36, Aktualitet CNA
Nënë Liza “përplaset” me Bushkën/ Duam

Banorët e ?5 majit? që u janë shembur banesat kanë qenë ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve, për të diskutuar për problematikat e tyre.

Liza Marku, e njohur ndryshe si nënë Liza, e cila u nxorr me forcë nga banesa nga 4 efekticë policie, nuk i ka kursyer sulmet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, për mospraninë e tij në këtë përballje, ka ndërhyrë Klotilda Bushka e cila e ka pyetur nëse ka ardhur për politikë apo për hallin që ka. Kjo ndërprerje e Bushkës ka bërë që nënë Liza të ngrihet në këmbë dhe të mos e ?kursejë? as kryetaren e Komisionit të Ligjeve.

Pjesë nga debati:

Nënë Liza: E kam ditur se do vdes, por se do vij këtu, jo. Edhe po të isha në gjak do më kishin vrarë një njeri dhe jo 13 vetë të familjes. Veliajt i kemi thënë të vijë dhe të na caktojë një datë e një ditë e një kontratë të rregullt se ku do të marrim shtëpinë. Por s?ka pranuar të vijë. Bashkisë i kemi bërë thirrje të vijë. Për të më gënjyer s?më gënjen dot  as Veliaj as Rama. Ne duam shtëpi. Mos me e nxjerrë popullin jashtë. S?jemi serbë as në Afganistan? Çfarë po bëhet në këtë shtet a ka ligje, a s?ka ligje, a  ka njerëz a s?ka njerëz ne nuk jemi duke i dhënë dum. Me i përdorur njerëzit sikur po i përdor shteti jonë, e me i nxjerr jashtë. Unë ende fle në rrënoja. 3 kate shtëpi sot janë kasolla.

Bushka: Zonja Liza që t?ju dëgjojmë, na flisni për problemin tuaj, që t?ju dëgjojmë?

Liza: Kush është një prej jush që e jep shtëpinë. Ne duam drejtësi. Shtet s?ka, gjykatë s?ka. Ne s?kemi qenë çobanë, kemi qenë familjarë të rregullt, me taksa e të gjitha. Unë ia dua metrat shtetit një më një. Të bëjë një shtet kështu, një kryetar bashkie që të mos pranojë të vijë të ballafaqohet. Unë i kam marrë te komshinjtë rrobat, ilaçet jo, lekët e bukës brenda. Turpi i botës për shtetin shqiptar. Ne kujtojmë se jemi duke hyrë në Evropë, por jemi duke hyrë në gropë me këtë shtet. Ne kërkojmë kryetarin e bashkisë të vijë këtu, se te populli s?vjen se ka frikë se e vret kush. Ku do shkojmë ne. Kryetari i bashkisë nëse është burrë të vijë në shesh të burrave.

Bushka: Nëna Liza ke ardhur për politikë apo për hallin tënd? Të ngelemi te shqetësimi që keni

Nënë Liza: Prit, prit? Unë dua kontratën e rregullt? Unë do rri të vdes në rrënoja dhe s?dal nga shtëpia. Mos t?u vijë keq fare unë jam malësore dhe s?tremben as prej teje. 16 me 9 e kam tensionin tani. Duro njëherë, kryesorja se je grua. Unë i kërkoj kryetarit të bashkisë kontratën e rregullt, me vulë dhe firmë.

Sot banorët e ?5 Majit? janë thirrur në një seancë dëgjimore me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, drejtorin e Policisë së shtetit, Gledis Nano dhe Avokatin e Popullin lidhur me shembjen e banesave të tyre. Mungesa e kryebashkiakut ka sjellë pakënaqësi të opozitës dhe reagime të forta të banorëve. Por jo vetëm kaq, ata janë të revoltuar sepse edhe Nano u largua menjëherë pasi bëri një rezyme se çfarë kishte ndodhur sipas tij te ?5 Maji?. Sipas Nanos, reagimi i efektivëve ndaj qytetarëve në ditën e prishjes së banesave, ishte në proporcion me reagimin e tyre. Një gjë e tillë kundërshtohet nga banorët./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga