LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Futbollisti korçar prezantohet te Kukësi

28 Janar 2022, 17:00, Sport CNA
Futbollisti korçar prezantohet te Kukësi

Kukësi ka zyrtarizuar atë që pritet të jetë lëvizja e fundit në merkaton e futbollistëve për klubin në janar. Verilindorët kanë firmosur sot marrëveshjen për Jorgo Pëllumbin, ish-futbollistin e Skënderbeut, pjesë e përfaqësueses Shpresa në vitet e fundit.

Qendërmbrojtësi korçar ishte pjesë e skuadrës së Varazhdin në Kroaci, por ka pranuar të kthehet përsëri në kampionatin shqiptar, ku ka rënë në sy më parë me fanellën e Skënderbeut. Marrëveshja mes klubeve është për huazimin deri në fund të sezonit.

NJOFTIMI I KUKËSIT

Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi Jorgo Pëllumbi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mbrojtësi 21-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë huazimi nga klubi i Varazdin deri në fund të sezonit, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Mbrojtësi i Kombëtares U21 rikthehet në kampionatin tonë pas një aventure në Kroaci, duke u vënë menjëherë në dispozicion të skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. Pëllumbi e njeh mirë kampionatin tonë pasi ishte mbrojtësi i Skënderbeut para transferimit në kampionatin kroat. Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë.

Lajmet e fundit nga