I dënuar me 24 vite burg në Itali si pjesë e një grupi kriminal/ Arrestohet në durrës 48-vjeçari
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 48-vjeçar, i cili i...
Prokuroria e Tiranës pritet të rikthejë në SPAK dosjen e 21 janarit. Kjo pas kërkesës së familjarëve të viktimave dhe deklaratave publike të bëra nga ish ministri Brendshëm Lulzim Basha dhe ish kryeministri Berisha.
Sipas gazetarit të Report tv, Arsen Rusta për shkak të funksionit që kanë pasur Basha dhe Berisha më 21 janar, Prokuroria e Tiranës po shqyrton kërkesën e familjareve dhe pritet të rikthejë dosjen për veprime të mëtejshme dhe marrjen e dëshmive të ish kryeministrit dhe kreut të opozitës.
Pak ditë më parë drejt Italisë u dërgua dhe letërporosia për ekzaminimin e predhës që vrau Aleks Nikën.
Deklaratat e Berishës dhe Bashës
Krimi i pandëshkuar i 21 Janarit përplasi pak kohë më parë ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e tij të Brendshëm më 21 janar 2011, Lulzim Bashën.
Më 13 dhjetor të vitit 2021, Lulzim Basha dha sinjalin e parë të reflektimit dhe të ndryshimit të qëndrimit për 21 Janarin, duke akuzuar në mënyrë të tërthortë Sali Berishën për vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm në bulevard dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve.
Duke komentuar sulmet e Berishës për të marrë me forcë selinë e PD-së, Basha hoqi një paralele mes Berishës dhe skenarit të ndjekur nga Tom Doshi në 21 janar 2011. Basha tha se ai sot nuk u përgjigj në të njëjtën mënyrë si ish-kryeministri Berisha 10 vite më parë.
?PD ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë. Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, siç u përgjigj Berisha në 21 janar?, tha Basha, duke akuzuar Berishën për krimin.
Deklarata u lexua si një mesazh dhe paralajmërim i Bashës për të rrëfyer në SPAK detajet e krimit të 21 Janarit, pengimin e drejtësisë, manipulimin e pronave, sajimin e puçit etj, nga Sali Berisha.
Mesazhit të Bashës për 21 Janarin, Berisha u përgjigj duke pohuar se nuk e dinte se ku kishte qenë Basha gjatë orëve të protestës dhe në momentet, gjatë dhe pas vrasjeve.
?Unë kam qenë duke drekuar me ambasadoren gjermane dhe jam kthyer e nuk kam lëvizur nga zyra për asnjë moment. Ka edhe një fakt tjetër që zyra është qëlluar me plumba dhe gurë. Se ku ka qëndruar Lulzim Basha nuk e di. Ministri i Brendshëm është bërë skllav dhe peng i Edi Ramës. Tregon narrativën e tij. Për 21 janarin gjithçka kam ditur e kam thënë dhe e them. Për ?97? Ai lexoi atë pjesë që i çoi Rama me Endri Fugën?, ka pohuar Berisha.
Si nisi e ngjarja?
E gjitha u nis pas skandalit me videon Meta-Prifti, ku flitej për koncesion dhe kjo shtyri që të organizohej një protestë kundër këtij korrupsioni siç e quante atëherë Partia Socialiste. Ishte ora 14:00, kur protestuesit përshkuan rrugën në këmbë nga sheshi ?Skënderbej? deri para Kryeministrisë, pasi policia kishte ndërmarrë masat që të mos lejonte asnjë autobus më tej. Turma nisi me thirrje kundër kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha, ndërkohë që vetëm pak minuta më vonë, filloi hedhja e gurëve dhe sendeve të forta në drejtim të forcave të rendit.
Situata u tensionua pasi protestuesit tentuan të hynë në oborrin e kryeministrisë, ndërsa policia mbronte ambientin e brendshëm. Për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Ky i fundit, pas mjekimit paraprak në Spitalin Ushtarak të Tiranës, është dërguar për kurim të mëtejshëm në Turqi, ku dhe vdiq pas disa ditësh.-raporton shqiptarja.com.
Kryeministri Berisha doli në konferencë për shtyp, duke deklaruar se donin t?i bënin puç, ndërkohë që opozita u shpreh se shteti nëpërmjet Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm shqiptarë dhe ka mbytur në gjak një demonstrim paqësor, që është e drejtë kushtetuese e qytetarit.
Partia Socialiste akuzoi si urdhërues të vrasjeve kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Por, Berisha nuk u ndal vetëm me akuzat për PS-në, ai sulmoi ashpër Prokurorinë, SHISH-in dhe Presidentin e Republikës, të cilët, sipas tij, donin ta rrëzonin me dhunë.
Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 48-vjeçar, i cili i...
Një konflikt mes dy personazh është regjistruar sot në Berat...
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në f...
Një 33-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka g...
Një pako e dyshimtë është gjetur në Elbasan, duke alarmuar b...
14 persona janë arrestuar dhe një është shpallur në kërkim n...
Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e ish-drejtorit të RTSH...
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në fl...
Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, Dom Gjergj Simoni. Ai...
Një 29-vjeçar, është vënë në pranga në kuadër të një operaci...
Sot rreth orës 05:45, në fshatin Krutje e Sipërme, Lushnjë, ...
Mbrëmjen e sotme një banesë në qytetin e Korçës u përfshi ng...
Një banesë në Korçë në afërsi të Shkollës së Muzikës është p...
Një 63 vjeçar nga Elbasani, është paraqitur për ndihmë mjekë...
Drejtori i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika ka bërë anal...
Vijon operacioni policor ndërkombëtar i koduar “ASTROLABIO”....
Një shtetas maroken është gjetur i ngrirë në oborrin e një x...
Policia e Matit nën drejtimin e kryeprokurorit të rrethit Ab...
Policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit A.Sh, 43 vj...
Dy grabitës kanë tentuar të vjedhin një argjendari në Shkodë...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë...
Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që u refe...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Rritja e kursit të këmbimit euro-lek që ndodhi ditën e mër...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...