LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Berisha tregon çfarë do ndodhë ditën e dielë

27 Janar 2022, 20:18, Politikë CNA
Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Berisha tregon çfarë do ndodhë

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për lëvizjen e Komisionit të Rithemelimit dhe pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme vendore.

Në një intervistë për emisionin Opinion, Berisha u shpreh se në zgjedhjet e 6 marsit do të aplikohet standardi i primareve që është mirëruar në statutin e PD, ndërsa shton se ditën e dielë do të nisë faza e zgjedhjes së kandidatëve në të gjashta bashkitë.

?Ky është një revolucion i pandalshëm. Është i pandalshëm pjesëmarrja në zgjedhje. Po aplikojmë standardin e primare që është mishëruar në statutin e PD.

Ditën e dielë do jenë në të gjitha bashkitë. Nëse do ishte datë e zakonshme ti këtë e filloje katër muaj para. Tani kemi 45 ditë kohë dhe të dielë kemi përcaktuar primaret. Kandidaturat po paraqiten. Ata e dinë që nuk kanë kohë dhe askush nuk i detyron të kandidojnë. Kemi plot kandidatura. Të dielë do kemi garë. Votimi është të dielë. Votimi nga anëtarësia është më mirë se emërimi nga Kryesia. Zgjedhësit e PD pajisen me një kartë dhe ai merr kartën e zgjedhsit të PD.

Në Shkodër janë rreth 20 persona. Lista konkludohet nesër?, tha Berisha./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga