web counter

E fundit!

Tentuan të vidhnin argjendarinë/ Dy grabitësit përleshen me pronarin

27 Janar 2022, 12:10, Kronika CNA
Tentuan të vidhnin argjendarinë/ Dy grabitësit përleshen me

Dy grabitës kanë tentuar të vjedhin një argjendari në Shkodër. Teksa kanë tentuar të hyjnë në argjendari janë përleshur me pronarin.Policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka arrestuar dy grabitësit.

“Tentuan të vidhnin me dhunë, në një argjendari, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, kapen dhe vihen në pranga autorët e dyshuar.

Më datë 27.01.2022, rreth orës 13:00, jemi njoftuar në sallën operative, se dy persona po tentonin të vidhnin në një argjendari në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, shtetasin A. H., 32 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A. H., 31 vjeçe, banues në Vlorë, të cilët janë futur në argjendari dhe kanë tentuar të vjedhin me dhunë, duke u hedhur pronarëve të argjendarisë, sprajt në fytyrë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar makina që kishin në përdorim këta dy shtetas dhe dy palë targa false. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

Lajmet e fundit nga