“Shteti i thellë” në SHBA ekziston vërtet, dhe nuk është një teori konspirative

27 Janar 2022, 09:37, Blog CNA
“Shteti i thellë” në SHBA ekziston vërtet, dhe nuk

Nga Gilbert T.Sewall ?The Specator?

Në vitin 1958, Aldous Haksli parashikoi ekzistencën e një pushteti okult që do të ishte në gjendje të formësonte dhe sfidonte vullnetin popullor. ?Nën nxitjen e pamëshirshme të përshpejtimit të mbipopullimit dhe rritjes së mbi-organizimit, dhe me anë të metodave gjithnjë e më efektive të manipulimit të mendjes, demokracitë do të ndryshojnë natyrën e tyre. Format e vjetra dhe të çuditshme- zgjedhjet, parlamentet, Gjykatat e Larta dhe të gjitha të tjerat – do të vazhdojnë të ekzistojnë. Substanca themelore do të jetë një lloj i ri totalitarizmi jo i dhunshëm?- shkroi ai.

Sipas autorit të librit të famshëm ?Rendi i Ri Botëror?, ndryshime të tilla do të ishin pothuajse të padukshme. ?Të gjithë emrat tradicionalë, të gjitha sloganet e shenjtëruara do të mbeten pikërisht ato që kanë qenë në kohërat e bukura të së shkuarës.

Demokracia dhe liria do të jenë tema e çdo emisioni dhe artikulli në median e shkruar.

Por ndërkohë, oligarkia në pushtet dhe elita e saj shumë e stërvitur e ushtarëve, policëve, opinion-bërësve dhe manipuluesve të mendjes, do ta drejtojnë në heshtje shfaqjen siç e shohin ata të arsyeshme?-theksoi më tej romancieri i njohur britanik.

?Deep State?, strukturat okulte të pushtetit janë sot një profeci e përmbushur e Hasklit.

Ju pëlqen apo jo, amerikanët jetojnë brenda një kompleksi pushteti dhe makinerie mendimi rrezatimi i së cilës vjen nga Uashingtoni. E përqendruar në qarqet dhe shtetet me shumicë demokrate, pjesët lëvizëse dhe rrotat e kësaj makinerie na japin mundësi të jetojmë në politikën, ekonominë dhe kulturën në formën që e bëjmë aktualisht.

Në qarqet e larta të politikës thuhet shpesh se ?Deep State? është një teori konspirative e ekstremit të djathtë, dhe asgjë më shumë. Vetë ky term shkakton shpesh humor tek disa. Por çfarë gjëje tjetër i sinkronizon agjencitë publike të panumërta dhe partnerët e tyre të sektorit privat?

Qeveria sipërfaqësore, e zgjedhur dhe e emëruar, është vetëm fasada e saj. Në kërkim të federalizimit të rregullave zgjedhore në Atlanta javën e kaluar, Xho Bajden dhe Kamala Herris i krahasuan trazirat e vitit të kaluar në Kapitol me sulmin e japonezëve në Pearl Harbor dhe sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Bajden i krahasoi kundërshtarët e ?të drejtave të votës? me segregacionistët e thekur të viteve 1960 kundër afro-amerikanëve. Pastaj spektakli që tha Herris kishte rëndësinë e tij, pasi fasada e brishtë e Bajden mund të shembej në çdo moment.

Dhe ja ku është ajo, mbikëqyrësja e asaj që Çarls Smith e cilëson si ?një strukturë të gjerë që përfshin fuqinë e fortë dhe atë të butë – ushtarake, diplomatike, shërbimet sekrete, botën e financave, tregtinë, energjitikën, median, arsimin e lartë, në një sistem dominimi dhe ndikimi global?.

?Shteti i Thellë? nuk është një komplot mistik, por një konsorcium organesh të motivuara nga interesat egoiste ose financiare. Lobistët mercenarë të Wall Street janë ata që e ushqejnë akoma më shumë lakminë e tyre.

?Deep State? përfshin shërbimin civil federal dhe satelitët e tij në shtete, qarqe dhe komuna, të financuara nga pushteti qendror dhe shumë besnik ndaj tij. Ai përfshin forcat ushtarake dhe industrinë e mbrojtjes; paratë, bankat, kreditë dhe financat; institutet kërkimore; naftën dhe energjinë, transportin, strehimin, ushqimin dhe shërbimet komunale.

Nga Shefat e Përbashkët të Shtabit tek Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve, tek S&P 500, monokultura progresive ka uzurpuar segmente të ?Shtetit të Thellë? që më parë i kanë rezistuar politikës së identitetit. Prodhimi dhe përhapja e opinionit progresist i jep ?New York Times? dhe ?Washington Post? një pushtet unik brenda kompleksit të saj të shumë shtresëzuar. Ndërkohë perandoria mediatike e Rupert Murdok krijon një kundër-mesazh ?të pranueshëm?. Gazetarët nuk kanë iluzione për energjitë dashakeqe që mund të kanalizojnë majtas ose djathtas.

Menaxherët progresisë të manipulimit të mendjes, përfshijnë super agjentët e ?Endeavor?, Ari Emanuel dhe Mark Shapiro, producentin e muzikës Def Xhem, Rik Rubin dhe Rid Hastings të ?Netflix?. Ambiciet e Xhef Bezosit dhe Mark Zukerbergut nuk njohin kufij.

Në lojë janë edhe Bill Gejst, Tom Stejer dhe Fondacioni Makartur.

?Projekti 1619? i gazetës ?New York Times? kërkon qëtë fshijë kujtesën historike të SHBA-së. Lëvizja ?Woke? (Zgjohu), është përpjekur për vite me radhë që të largojë nacionalistët  nga qeveria dhe jeta publike, duke i quajtur ata supremacistë të bardhë dhe mjeranë.

Pikëpamjet shumë të kontestueshme mbi barazinë, racën, diskursin e pranueshëm në publik dhe identitetin seksual gjallojnë brenda jetës publike si virtyte të pa zbuluara apo të pa përshtatshme. Lëvizja ?Woke? mund të jetë një ngutje e dobishme për demokratët.

Një elektorat i lëkundur, i nxitur nga të famshmit e dëshiron politikën të jetë e shpejtë, e thjeshtë dhe mundësisht fluide. Lajmet e padëshiruara tërheqin vëmendje dhe klikime. Rrjetet sociale po përpiqen që të ?hyjnë? gjithnjë e më thellë në kokën tuaj, dhe dinë ta bëjnë këtë më mirë pas çdo viti që kalon.

Të promovuar dhe financuar nga ?Deep State?, ?motorët? multi-kulturorë dhe terapeutikë të shkatërrimit po pushtojnë institucionet private, duke imponuar ndryshimin e ?diversitetit?. Gjykatat kombëtare dhe avokatët-aktivistë po i zvarritin çështjet për t?ua lënë gjykimin familjeve dhe kishave.

Procesi gjyqësor po angazhohet në vonimin e drejtësisë,dhe po anashkalon vullnetin e qytetarëve dhe mbikëqyrjen publike të zyrtarëve. Argumentet morale të kohës sonë thuhet se kanë të bëjnë me drejtësinë dhe barazinë, por ato në fakt kanë të bëjnë me rishpërndarjen e pushtetit, pasurisë dhe statusit në kurriz të pronarëve dhe taksapaguesve, duke etiketuar si djaj amerikanët e bardhë.

Duke pretenduar se qëndrojnë më lart në aspektin moral, këta njerëz të paskrupullt dhe grabitqarë e kanë përdorur çështjen e ndarjeve racore, seksuale dhe pabarazinë për të dejonizuar dhe shkatërruar armiqtë e tyre. Sado të arsyeshme të ishin politikat e tij, Donald J. Trump është bërë një objektiv i lehtë politik.

Kulti i tij ende i fuqishëm i personalitetit, nuk u ofron shpresa të mëdha konstitucionalistëve, dhe nuk ka shumë lidhje me parimet konservatore. Madje këmbëngulja dhe atmosfera që ai krijon në politikën e SHBA-së po e nxisin keqqeverisjen e progresistëve.

Ndërkohë, administrata Biden dhe aleatët e saj po krijojnë një ?legjion terroristësh? të krahut të djathtë. Duke përdorur si armë emergjencën shëndetësore dhe frikën e njerëzve, ata janë përfshirë në një luftë psikologjike dhe ligjore kundër të tjerëve që nuk mendojnë si ata.

Cilido qoftë rezultati i betejave aktuale për pushtet, ?Shteti i Thellë? ka nevojë për rregulla dhe sanksione që të mbrojë interesat e tij materiale. Qeveria, arsimi, teknologjia, sistemet industriale dhe financiare nuk mund të ndryshohen shumë pa vënën nën kontroll mekanizimin qendror.

Siç druhej me të drejtë Haksli, opinion-bërësit dhe manipuluesit e mendjes në SHBA, po tentojnë që ta zhvendosin autoritetin ekskluzivisht në drejtimin e tyre. Gjithsesi, inflacioni dhe pabarazia, shpërbërja e kufijve, shkelja e ligjit, ndarjet racore dhe realitetet mjekësore ndërhyjnë jo pak në këtë proces.

?Pas mbarimit të bllokimeve, ne nuk do të zgjohemi në një botë të re. Do të jetë gjithçka njëlloj, vetëm se pak më keq?- parashikoi shkrimtari i njohur francez Mishel Ulebek në fillim të pandemisë. Dy vjet më pas, në pikat e karburanteve një parullë na thotë?Go Green?.

Përpara se të sigurojmë paratë tona, bankomatët na kërkojnë që të shpëtojmë planetin. Ndërkohë, shumica e amerikanëve shpresojnë që kartëmonedhat e tyre 100-dollarëshe do të blejnë diçka të përafërt me një vit më parë.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga