web counter

E fundit!

"Rama-Basha të zhytur në aferë"/ Berisha zbulon ku janë fshehur Zoto dhe Gugallja

27 Janar 2022, 11:40, Politikë CNA
"Rama-Basha të zhytur në aferë"/ Berisha zbulon ku

Ish kryeministri Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës dhe kryeministrit Edi Rama.

Berisha ka deklaruar se Rama dhe Basha janë të zhytur në aferën e inceneratorëve.

Ndër të tjera Berisha shprehet se Klodian Zoto dhe Stela Gugallaja janë mbajtur fshehur në Lushnje.

E dëgjuat maskaradën me komisionin hetimor për një nga vjedhjet më të mëdha? Pas 3 muajsh, zero hetim, sepse janë të zhytur. Është i zhytur si Edvin Droga, edhe Lulzim Brava.

Në këtë krah janë bërë 289 denoncime. Të gjitha mbeten në heshtje sepse Lulzim Brava, i implikuar në këtë aferë, lejoi që të publikohen njëherë apo dy here. Nuk ka aferë më flagrante se kjo.

A e dini që e kanë mbajtur në Lushnje të fshehur kaçak Zoton deri para dy ditësh bashkë me Gugallën dhe i kërcënonte? Kjo aferë duhet të hetohet.

Brava është me dy kahë. Çfarë janë udhëtimet e tij me Zoton? Pse nuk lejonte denoncimet nga aktivistët e PD-së? Të gjitha në ujdi me kreun e Meduzës.

Komisioni ishte një tallje, një përqeshje për shqiptarët. Tre muaj, asnjë hetim. Në hetim do dilte se Teri është vetëm hajduti i dobishëm,” tha Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga