
“Shteti i thellë” në SHBA ekziston vërtet, dhe nuk është një teori konspirative
Nga Gilbert T.Sewall “The Specator”Në vitin 1958, Aldous Hak...
Nga Karolina De Stefano ?Huffingtonpost Italia?
Me gjithë kontaktet dhe takimet e njëpasnjëshme, së fundmi ai mes Sekretarit amerikan të Shtetit, Entoni Blinken dhe Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Gjenevë të Zvicrës, përshkallëzimi i tensioneve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës javët e fundit rrezikon të përshkallëzohet në një luftë në shkallë të gjerë.
Në fakt premisat për një përshkallëzim të tillë kanë ekzistuar prej kohësh. Por është e vështirë të kuptohet pse situata po përkeqësohet kaq shpejt tani, 8 vjet pas shpërthimit të krizës në Ukrainë dhe konfliktit të ngrirë në rajonin lindor të Donbasit.
Po ashtu është paradoksale që vendosja e shumë trupave ruse në kufirin me Ukrainën gjatë muajve të fundit përkoi me fillimin në Shtetet e Bashkuara të presidencës së Xho Bajdenit,e cila nisi me njoftimin për rinisjen e negociatave me Moskën për çështje specifike të sigurisë.
Në përpjekje për të kuptuar më shumë, nga njëra anë duhet të kuptojmë se përse Kremlini ka vendosur që të përgatitet tani për një konfrontim të mundshëm me Ukrainën dhe NATO-n, dhe çfarë po përpiqet që të arrijë. Nga ana tjetër cila ishte strategjia e Shtëpisë së Bardhë ndaj Rusisë, nëse ka pasur vërtet një të tillë, dhe çfarë nuk funksionoi.
Përshkallëzimi i tensioneve nga pala ruse nisi me dërgimin e trupave në kufirin ukrainas në muajt mars-prill 2021, vazhdoi verën e kaluar, dhe u bë sistematik dhe në një shkallë të gjerë duke filluar nga nëntori i vitit të shkuar (aktualisht flitet rreth 170.000 trupa).
Ndërkohë, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, tashmë shumë të acaruara, janë përkeqësuar më tej. Nëse në qershorin e vitit 2021, në funksion të takimit Bajden-Putin, të dyja palët konfirmuan pozicionet e tyre të distancuara, edhe pse vazhduan dialogun për çështjen e kontrollit të armëve, në dhjetor Moska i paraqiti Shteteve të Bashkuara një ultimatum me shkrim.
Në të ajo kërkoi që NATO të angazhohet zyrtarisht se nuk do të lejojë anëtarësimin në aleancë të Ukrainës dhe Gjeorgjisë, edhe pse e di shumë mirë se kjo kërkesë nuk mund të pranohet kurrë. Ndryshimi i qëndrimit të Moskës, shpjegohet nga disa elementë.
I pari i një natyre kontekstuale, është radikalizimi i përgjithshëm i pozicioneve të establishmentit rus (paralelisht me një ndikim në rritje të elitave ushtarake), që mbështet nevojën për të imponuar më qartë, nëse është e nevojshme edhe me forcë, vizionin revizionist të Moskës për ndërtimin e një arkitekture të re evropiane të sigurisë.
Elementi i dytë ka të bëjë me evolucionin e situatës në Ukrainë. Qeveria e Volodimir Zelenski ka ka miratuar muajt e fundit një sërë ligjesh që kufizojnë përdorimin e gjuhës dhe medias ruse, të cilat reduktojnë akoma më shumë mundësinë që Donbasi rusisht-folës të rikthehet nën kontrollin e Ukrainës në përputhje me kushtet e Moskës.
Në këtë kontekst, javët e fundit në Rusi po diskutohet ideja e njohjes së dy entiteteve separatiste të Donjeckut dhe Luhanskut, akt ky që do ta rrëzonte përfundimisht Marrëveshjen e Minskut.
Por një nga arsye kryesore të përshkallëzimit të situatës, është se qeveria e Kievit e ka përmirësuar në mënyrë progresive arsenalin e vet ushtarak dhe ushtrinë me mbështetjen aktive të SHBA-së, me prodhimin e armëve të veta, dhe së fundmi me blerjen e dronëve ushtarakë turq, të cilët tashmë janë dëshmuar si shumë të rëndësishëm në fitoren e shpejtë të Azerbajxhanit gjatë luftës kundër Armenisë në shtatorin e vitit 2020 në rajonin e konstestuar të Nagorno-Karabakut.
Prandaj, kostoja që duhet të paguajë Moska për ruajtjen e kontrollit mbi pjesën e Donbasit që kontrollohet nga forcat separatiste pro-ruse, është bërë më e lartë sesa në vitet e kaluara. Pra ka të ngjarë që Moska të ketë frikë se qeveria e Kievit do të përpiqet së shpejti,dhe do të ketë aftësinë për të ripushtuar territoret aktualisht në duart e separatistëve.
Nga ana tjetër, humbja e Donbasit do të nënkuptonte, përveç pranimit të një disfate, edhe lehtësimin e një afrimi të mundshëm të Ukrainës me NATO-n, edhe pse ky është një skenar aktualisht jorealist, dhe Moska e di këtë. Gjithsesi, konteksti politik rus dhe ukrainas nuk mjafton për të shpjeguar krizën aktuale, pa analizuar nismat më të fundit të administratës Bajden dhe mënyrat se si janë perceptuar ato nga Moska.
Përfaqësuesit e institucioneve ruse, si për shembull zëvendës/ambasadori rus në Kombet e Bashkuara Dimitri Polianski, ishin optimistë shumë të kujdesshëm për administratën e re dhe qasjen e saj pragmatike ndaj Rusisë. Duke shmangur retorikën e një ?rivendosje të raporteve?,presidenti i ri propozoi menjëherë një axhendë të kontrollit të armëve dhe të stabilitetit strategjik.
Bisedimet, të cilat gjatë vitit 2021, u fokusuan mbi të gjitha në kufizimin e arsenaleve të raketave në Evropë, përfaqësonin risinë e një politike të qëllimshme dhe të qëndrueshme të SHBA-së. Njëherazi, zhvendosja progresive e qendrës strategjike të gravitetit drejt Paqësorit nuk ka çuar në ndryshime të rëndësishme në politikat amerikane në Ukrainë, siç dëshmohet edhe nga të dhënat për ndihmën ushtarake të ofruar nga Uashingtoni për Kievin ndër vite.
Që nga viti 2014, Shtetet e Bashkuara kanë furnizuar Ukrainën me 2 miliardë materiale luftarake (kryesisht sisteme radari dhe anti-artilerie,bashkë me raketat e famshme anti-tank Javelin), të afta për të vënë në vështirësi formacionet e blinduara ruse.
Në këtë sfond u zhvillua raundi i parë i takimeve midis zyrtarëve amerikanë dhe atyre rusë, duke përfshirë samitin Bajden-Putin në Gjenevë në qershor 2021. Por në mënyrë paradoksale, ulja në tryezë në qershor me Moskën, ndihmoi në përshpejtimin e krizës.
Në fakt Uashingtoni i ka dhënë Rusisë atë që ka kërkuar prej kohësh, dhe që ka qenë e paimagjinueshme gjatë epokës së Donald Trump. Ky është dialog dypalësh me Shtetet e Bashkuara për Ukrainën, që në fakt njohu rolin qendror të Rusisë në Evropë dhe fuqinë e saj të madhe.
Pikërisht brenda këtij formati, Rusia mendoi se kishte mundësi të përsëriste kërkesën tradicionale për mos-zgjerimin e NATO-n në lindje, në formën e një ultimatumi me shkrim. Është e pamundur të thuhet me siguri se cilat janë synimet e vërteta të Moskës, dhe nëse Kremlini ka apo jo një strategji të paracaktuar.
Por nga ana tjetër është e vështirë të mendohet se synimi kryesor i grumbullimit të trupave ruse në kufi ishte pushtimi i Ukrainës. Para së gjithash, nuk ka asnjë territor të saktë mbi të cilin mund të fokusohet Rusia, ndryshe nga rasti i Krimesë në vitin 2014.
Edhe pse në përgjithësi përllogaritja kosto/përfitim, ndihmon rrallë për të kuptuar lëvizjet ruse, pushtimi i Ukrainës, dhe hyrja në Kiev do t?i kushtonte vërtet shumë Moskës. Edhe pjesa më konservatore dhe më me ndikim e establishmentit rus (midis tyre, Sergei Karaganov në një editorial të disa ditëve më parë) e kundërshton me vendosmëri këtë skenar, që shihet si absolutisht katastrofik.
Më shumë gjasa ka që Moska të jetë duke u përpjekur të krijojë një pengesë për riarmatimin e Ukrainës, dhe të imponojë axhendën e saj, duke e negociuar fatin e Ukrainës me Shtetet e Bashkuara, dhe duke anashkaluar si gjithmonë Evropën. Por problemi, është se grumbullimi i parë i trupave në mars 2021, jo vetëm që nuk dha rezultatet që priste Moska, por shkaktoi një rritje të shpejtë të tensioneve dhe mbështetje ushtarake nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania për Ukrainën.
Por nuk duhet përjashtuar mundësia që në situatën aktuale, Rusia të vendosë të sulmojë fillimisht Ukrainën, dhe më pas të negociojë. Por kur luan me zjarrin, ekziston edhe problemi i rastësisë:çdo aksident në kufirin ruso-ukrainas (për shembull,një avion rus që fluturon mbi Ukrainë apo një dron i dërguar nga ukrainasit përtej kufirit) mund të bëhet shkaku i një lufte që shumë njerëz (edhe pse jo të gjithë) nuk e duan.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Gilbert T.Sewall “The Specator”Në vitin 1958, Aldous Hak...
E cilësuar shpesh në mënyrë të gabuar si një diagnozë psikol...
Nga Julien Théron “The Conversation”Bisedimet e javëve të fu...
Gjatë periudhës 13 mars 1954 deri më6 nëntor 1991, KGB-ja sh...
Nga Simon Shuster “Time”Në mëngjesin e ftohtë të një dite në...
Nga Federico Giuliani “Il Giornale”Që nga fillimi i pandemis...
Nga Walter Russell Mead “Wall Street Journal”Ndërsa kriza u...
Ky është një ritual i lashtë i kanabisit për të cilin është ...
(Pjesa e dytë)Lufta nuk është një aktivitet i lirë. Njerëzit...
Rrënjët e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës janë të thella....
Nga Meto Koloski “Emerging Europe”Në vitin 1971, CIA shpiku ...
Nga Daniel Fried “Financial Times”Përballë presionit ushtara...
(Pjesa e parë)Lufta nuk është një aktivitet i lirë. Njerëzit...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Gati ndjej keqardhje për preside...
Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA me një rezul...
Nga Gabe Allen “Discover Magazine”Ndërsa rritja meteorike e ...
Nga Patrick Buchanan “Newmax”Pas rënies së Murit të Berlinit...
Të gjitha vendet kanë zakonisht emra shumë të ngjashëm në gj...
(Pjesa e dytë)Trupi i njeriut është një gjë e çuditsh...
https://www.newsweek.com/china-using-economic-coercion-black...
Irfan Hysenbelliu Pseudo-demokracia shqiptare, 30 vite ...
Denoncimi i Stop Dilaver Reka, një banor i Dimalit...
Dy pacientë të dializës sorollaten prej 9 v...
Irfan Hysenbelliu Biznesmeni që tenton të &ld...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Gjyqtari Emiljano Ruli i Gjykatës Administrative të Tiranës ...
Gjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boçi, është shkarku...
Deklarata të forta nga një ish-punonjëse e KPK-së, janë bërë...
Foto ilustruese Vijon operacioni i koduar “Perime...
Foto ilustruese Me datë 27.05.2022, rreth orë...
Policia e Korçës vijon “operacionet e sa...
Foto ilustruese Policia ka zhvilluar një operacion...
Paraditja do të jenë në dominimin e kthjellim...
Për të tretën herë, Rana e Hedhun n&eu...
Konviktet e Qytetit Studenti në Tiranë Qyeti ...
Foto ilustruese Vendi ynë do të vijojë t...
Raketa hipersonike Zircon gjatë një testimi t&eu...
Për shkak të standardeve të pamjaftueshme p...
Nga Irlanda te Spanja, shumë vende evropiane i kan&eu...
Babis Anagnostopoulos Piloti grek, Babis Anagnostopoul...
Foto ilustruese Italia shënoi këto ditë ...
Korça, çel sezonin turistik veror në 4 qershor...
Këngëtari me famë botërore, ikona e baladave të dashurisë, J...
Rreth 2000 persona pritet të marrin pjesë në koncertin e kën...
Foto ilustruese Në tregun valutor ditën e sot...
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2022...
Foto ilustruese Në tregun valutor ditën e sot...
Eksperti i ekonomisë dhe financave, Ardian Civici, ka...