Mourinho nuk heq dorë, kërkon me çdo kusht Granit Xhakën te Roma

27 Janar 2022, 09:17, Sport CNA
Mourinho nuk heq dorë, kërkon me çdo kusht Granit Xhakën

Pasi sfumoi tratativa në verë, tani Roma i vihet sërish pas Granit Xhakës edhe në merkaton e janarit.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane ?La Gazzetta dello Sport?, mesfushori me origjinë shqiptare është një nga lojtarët kryesor që Murinjo e do me çdo kusht për të forcuar mesfushën e Romës.

Xhaka kushton 20 milionë euro, por më parë skuadra kryeqytetase duhet të shesë lojtarë që më pas të blejë dhe i sakrifikuari mund të jetë Diavara.

Raporti me ?topçinjtë? e Londrës mbeten perfekt sidomos pas marrëveshjes me lojtarin Maitland-Niles dhe ky raport i mirë mund të konkretizojë këtë operacion merkatoje.

Aktualisht me fanellën e Arsenalit në Premier Ligë në këtë sezon, Granit Xhaka numëron 10 paraqitje.

Lajmet e fundit nga