web counter

E fundit!

Meta e pranon/ Kam miq drogaxhinj

27 Janar 2022, 11:01, Politikë CNA
Meta e pranon/ Kam miq drogaxhinj

Presidenti Ilir Meta, vetë me gojën e tij ka pranuar se ka miq drogaxhinj.

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Now” të Erla Mëhillit në Euronews Albania, Meta komentoi edhe një prononcim të tij për gazetarët, dhënë disa ditë më parë në Korçë.

Në intervisten për Erla Mëhillin, ndërsa iu referua prononcimit në Korçë, Meta tha se “Një drogaxhi porositi gazetaren kur isha në Korçë të më bëjë pyetje për 21 janarin, e mbaj dhe si për mik”.

Por, kush është ky “drogaxhi” që porosit gazetarë?

Në fakt pyetja Metës i është drejtuar nga gazetarja e Ora News, Iris Rezhda.

Dhe i vetmi pronar mediash nën hetim nga SPAK sipas Ligjit “antimafja”, për histori të trafikut të drogës bërë në Turqi dhe Itali vite më parë, është Ylli Ndroqi alias Xhemail Pasmaxhiu.

Ndërsa vetë gazetarja e Ora News, Iris Rezhda, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se meqë është ajo që bëri pyetjen, Meta duhet të përgjigjet se kush është drogaxhiu, që e ka porositur.

Ajo thekson se kjo është një akuzë shumë e rëndë dhe Meta duhet të flasë me emra./CNA.al

Reagimi i gazetares së Ora News/ Kush është drogaxhiu që më porositi

Lajmet e fundit nga